Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 46: Jezu Krishti i Mëson Nefitët dhe Lutet me Ta


Kapitulli 46

Jezu Krishti i Mëson Nefitët dhe Lutet me Ta

Pamja
njerëz duke ecur natën

Nefitët që e panë Jezu Krishtin, u thanë miqve të tyre se Ai do të kthehej ditën tjetër. Shumë njerëz u përpoqën shumë për të shkuar atje ku do të ishte Jezusi.

Pamja
njerëz duke u lutur

Mëngjesin tjetër, Nefi dhe dishepujt e tjerë e mësuan grupin që ishte mbledhur. Dishepujt atëherë u lutën që të merrnin Frymën e Shenjtë.

Pamja
dishepuj duke u pagëzuar

Nefi hyri në ujë dhe u pagëzua. Pastaj ai pagëzoi dishepujt e tjerë.

Pamja
engjëj duke zbritur nga qielli

Pasi ata u pagëzuan, dishepujt morën Frymën e Shenjtë. Zjarri dukej sikur i rrethonte ata dhe engjëjt zbritën nga qielli dhe u dhanë shërbesë atyre.

Pamja
Jezusi me engjëjt

Ndërsa engjëjt ishin me dishepujt, Jezusi erdhi dhe qëndroi mes tyre.

Pamja
nefitë duke u lutur

Krishti u tha të gjithë nefitëve të uleshin në gjunjë në tokë. Ai u tha dishepujve të Tij të luteshin.

Pamja
Jezusi duke u lutur

Ndërsa ata po luteshin, Jezusi u largua pak nga njerëzit dhe u gjunjëzua e iu lut Atit Qiellor.

Pamja
Jezusi duke u lutur

Jezusi e falënderoi Atin Qiellor që u dha Frymën e Shenjtë dishepujve të Tij. Pastaj Ai kërkoi që Fryma e Shenjtë t’i jepej kujtdo që i besoi fjalët e dishepujve.

Pamja
Jezusi duke bekuar dishepujt

Jezusi i bekoi dishepujt e Tij ndërsa ata po luteshin. Ai u buzëqeshi atyre dhe ata u bënë po aq të bardhë sa fytyra dhe rrobat e Tij.

Pamja
Jezusi duke u lutur me dishepuj

Jezusi u lut përsëri për dishepujt e Tij. Ai ishte i kënaqur nga besimi i tyre i madh.

Pamja
Jezusi duke i folur popullit

Krishti u tha njerëzve të mos luteshin më por të vazhdonin të luteshin në zemrat e tyre. Pastaj u dha atyre sakramentin.

Pamja
Jezusi duke bekuar bukën

Asnjë njeri nuk kishte sjellë bukë ose verë, por Shpëtimtari e siguroi atë në një mënyrë të mrekullueshme.

Pamja
Jozef Smithi duke mbajtur shkrimet e shenjta

Jezu Krishti u tha nefitëve që ungjilli i Tij do të sillej përsëri në tokë në ditët e fundit.

Pamja
Krishti duke i folur Nefit

Ai u tha atyre t’i studionin shkrimet e shenjta dhe Ai vuri Nefin që të shkruante në anale plotësimin e pjesës së mbetur të profecive të Samuel Lamanitit.

Pamja
Jezusi duke dhënë mësim nga shkrimet e shenjta

Pastaj Jezusi u mësoi njerëzve nga shkrimet e shenjta. Ai u tha atyre t’ia mësonin njëri‑tjetrit gjërat që Ai u kishte mësuar atyre.

Pamja
Nefi duke pagëzuar

Jezusi u ngjit prapë në qiell dhe dishepujt e Tij i mësuan njerëzit. Ata që besuan, u pagëzuan dhe morën Frymën e Shenjtë.

Pamja
nefitët duke mbajtur kunguj

Nefitët filluan t’u bindeshin të gjitha urdhërimeve.

Shtyp në Letër