Kapitulli 20 Alma dhe Nehori Përpara se mbreti Mosia të vdiste, nefitët zgjodhën gjykatës për t’i udhëhequr. Alma i Riu u bë kryegjykatësi i parë. Ai ishte gjithashtu udhëheqësi i Kishës. Mosia 29:41–42 Një njeri i madh dhe i fortë, i quajtur Nehor, filloi të jepte mësim gënjeshtra. Ai tha se çdo njeri do të shpëtohej pavarësisht nëse ishte i mirë ose i keq. Shumë njerëz i besuan Nehorit. Alma 1:2–5 Nehori predikonte kundër Kishës së Perëndisë, por një njeri i drejtë, i quajtur Gideon, e mbrojti atë. Nehori debatoi me Gideonin, por Gideoni foli me fjalët e Perëndisë. Alma 1:7–8 Nehori u zemërua, nxori shpatën dhe e vrau Gideonin. Alma 1:9 Nehorin e dërguan tek Alma për ta gjykuar. Nehori e mbrojti veten me guxim. Alma 1:10–11 Por Alma i tha Nehorit se ishte fajtor ngaqë u kishte mësuar njerëzve të ishin të ligj dhe se kishte vrarë Gideonin. Alma 1:12–13 Alma tha se Nehori duhej të dënohej për vrasjen e Gideonit. Sipas ligjit, Nehori duhej të vdiste. Alma 1:14 Nehorin e dërguan te një kodër aty pranë për ta ekzekutuar. Përpara se të vdiste, ai tha se çdo gjë që kishte dhënë mësim, ishte e gabuar. Por prapëseprapë shumë njerëz vazhdonin t’u besonin mësimeve të liga të Nehorit. Alma 1:15–16 Këta njerëz donin pasuritë dhe nuk donin t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ata talleshin me anëtarët e Kishës dhe grindeshin e luftonin me ta. Alma 1:16, 19–20, 22 Njerëzit e drejtë vazhdonin t’u bindeshin urdhërimeve dhe nuk ankoheshin edhe kur pasuesit e Nehorit i lëndonin. Alma 1:25 Anëtarët e Kishës e ndanë gjithçka kishin me të varfrit dhe u kujdesën për të sëmurët. Ata iu bindën urdhërimeve dhe Perëndia i bekoi. Alma 1:27, 31