Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 45: Jezu Krishti Jep Mësim rreth Sakramentit dhe Lutjes


Kapitulli 45

Jezu Krishti Jep Mësim rreth Sakramentit dhe Lutjes

grup burrash duke ecur

Jezu Krishti i dërgoi dishepujt e Tij të merrnin pak bukë dhe verë. Ai u tha nefitëve të uleshin në tokë.

Jezusi duke ndarë bukën

Kur dishepujt u kthyen, Shpëtimtari e ndau bukën në copa dhe e bekoi atë. Ai ua dha disa copa dishepujve të Tij dhe i vuri ata t’u jepnin njerëzve.

Jezusi duke folur

Jezusi tha se njerëzit që e marrin sakramentin, premtojnë ta kujtojnë gjithmonë Atë dhe sakrificën e Tij. Pastaj ata marrin Shpirtin e Tij.

njerëz duke kaluar verën

Jezu Krishti bekoi verën dhe u dha pak edhe dishepujve të Tij. Dishepujt u dhanë pak verë njerëzve.

Jezusi duke dhënë mësim

Jezusi tha se ata, të cilët e marrin sakramentin, premtojnë t’i zbatojnë urdhërimet e Tij.

Jezusi duke u folur dishepujve

Jezusi përsëri u tha dishepujve të Tij se cilido që merr sakramentin dhe gjithmonë e kujton Atë, do ta ketë Shpirtin e Tij.

Jezusi duke i folur popullit

Ai u tha dishepujve të Tij se ata do të bekoheshin nëse i mbanin urdhërimet e Tij.

Jezusi duke u folur dishepujve

Ai u tha atyre të luten gjithmonë dhe të luten ashtu siç e kanë parë Atë të lutet.

Shpëtimtari duke i folur secilit

Shpëtimtari u tha të gjithë nefitëve t’i luten Atit Qiellor në emrin e Tij. Ai gjithashtu i urdhëroi ata të luten bashkë me familjet e tyre.

njerëz duke e dëgjuar Krishtin

Ai tha se njerëzit duhet të mblidheshin shpesh së bashku. Ata duhet t’i mirëpritnin të tjerët në mbledhjet e tyre, të luteshin për ta dhe të ishin një shembull i mirë për ta.

Jezusi ngjitet në qiell

Shpëtimtari u dha dishepujve të Tij fuqinë për të dhënë Frymën e Shenjtë. Pastaj një re i mbuloi njerëzit kështu që vetëm dishepujt e panë Jezu Krishtin të ngjitej në qiell.