Kapitulli 6 Ëndrra e Lehit Lehi i tregoi familjes së tij rreth një vegimi të rëndësishëm që kishte pasur në një ëndërr. Ëndrra e Lehit e bëri atë të lumtur për Nefin dhe Samin, por e dëshpëroi për Lamanin dhe Lemuelin. 1 Nefi 8:2–4 Në ëndrrën e tij, Lehi pa një njeri të veshur me një rrobë të bardhë që i tha Lehit ta ndiqte atë. Lehi e ndoqi njeriun në një vend të shkretë, të errët dhe të zymtë. 1 Nefi 8:5–7 Pasi udhëtoi në errësirë për shumë orë, Lehi u lut për ndihmë. 1 Nefi 8:8 Pastaj ai pa një pemë me frutë të bardhë. Kjo frutë e ëmbël i bënte të lumtur ata që e hanin atë. 1 Nefi 8:9–10 Lehi e hëngri frutën dhe fruta e mbushi me gëzim. Ai dëshironte që familja e tij ta provonte frutën sepse e dinte që fruta do t’i bënte edhe ata të lumtur. 1 Nefi 8:11–12 Lehi pa një lumë që rridhte pranë pemës. Në krye të lumit ai pa Sarian, Samin dhe Nefin. 1 Nefi 8:13–14 Lehi u thirri gruas dhe bijve të tij që të vinin dhe ta shijonin frutën. Saria, Sami dhe Nefi shkuan dhe e shijuan frutën, por Lamani dhe Lemueli nuk deshën. 1 Nefi 8:15–18 Lehi pa gjithashtu një shufër hekuri dhe një shteg të ngushtë dhe të ngushtuar që të çonte te pema. 1 Nefi 8:19–20 Ai pa shumë njerëz duke ecur në shteg ose në drejtim të tij. Për shkak të mjegullës së errësirës, disa u endën jashtë shtegut dhe humbën. 1 Nefi 8:21–23 Të tjerët u mbajtën fort te shufra e hekurit dhe ia dolën që nëpër errësirë të shkonin te pema. Ata e shijuan frutën. 1 Nefi 8:24 Njerëzit në një ndërtesë të madhe në anën tjetër të lumit u tallën me ata të cilët hëngrën frutë. Disave që e kishin ngrënë frutën, u erdhi turp dhe u larguan nga pema. 1 Nefi 8:26–28 Lehi pa shumë njerëz në ëndrrën e tij. Disa u mbajtën fort te shufra e hekurit dhe ecën përmes errësirës për te pema. Ata e shijuan frutën. Të tjerë shkuan te ndërtesa e madhe apo u mbytën në lumë ose humbën. Lamani dhe Lemueli nuk deshën ta hanin frutën. Lehi u shqetësua për ata dhe u përpoq t’i ndihmonte që t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. 1 Nefi 8:30–38