Kapitulli 10 Jakobi dhe Sheremi Përpara se Nefi të vdiste, ai ia dha fletët që kishte shkruar, vëllait të tij më të vogël, Jakobit. Jakobi ishte i drejtë. Jakobi 1:1–2, 8 Nefi i tha Jakobit që t’i shkruante gjërat që do ta ndihmonin popullin të besonte te Jezu Krishti. Jakobi 1:4–6 Nefi i dha Jakobit fuqi për të qenë një prift në Kishë dhe për t’u mësuar nefitëve fjalën e Perëndisë. Jakobi 1:18 Pasi Nefi vdiq, shumë nga nefitët u bënë të ligj. Jakobi i mësoi njerëzit dhe u tha që të pendoheshin për gjërat e këqija që po bënin. Jakobi 1:15–17 Një njeri i lig, i quajtur Sherem, shkoi mes nefitëve duke u mësuar atyre që të mos besonin në Jezu Krisht. Jakobi 7:1–2 Sheremi u tha njerëzve që nuk do të kishte Krisht. Shumë njerëz e besuan Sheremin. Jakobi 7:2–3 Jakobi e mësoi popullin që të besonte në Krisht. Sheremi donte të grindej me Jakobin dhe ta bindte atë që nuk do të kishte Krisht. Jakobi 7:6 Besimi i Jakobit në Jezu Krisht nuk mund të lëkundej. Ai kishte parë engjëj dhe kishte dëgjuar zërin e Zotit. Ai e dinte se Jezusi do të vinte. Jakobi 7:5 Fryma e Shenjtë ishte me Jakobin ndërsa ai ia dha Sheremit dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Jakobi 7:8–12 Sheremi kërkoi të shihte një shenjë. Ai dëshironte që Jakobi të provonte se ekziston një Perëndi. Ai dëshironte të shihte një mrekulli. Jakobi 7:13 Jakobi nuk donte t’i kërkonte Perëndisë një shenjë. Ai tha se Sheremi e dinte tashmë se ajo që kishte dhënë mësim Jakobi, ishte e vërtetë. Jakobi 7:14 Jakobi tha se nëse Perëndia do ta godiste Sheremin, kjo do të ishte një shenjë e fuqisë së Perëndisë. Jakobi 7:14 Sheremi ra menjëherë përtokë. Ai nuk mund të ngrihej për shumë ditë. Jakobi 7:15 Sheremi ishte i pafuqishëm dhe e dinte se do të vdiste. Ai i mblodhi njerëzit. Jakobi 7:16 Ai u tha atyre se i kishte gënjyer. Ai u tha se ata duhet të besonin në Jezu Krisht. Jakobi 7:17–19 Pasi Sheremi mbaroi së foluri njerëzve, ai vdiq. Njerëzit e ndien fuqinë e Perëndisë dhe ata ranë përtokë. Jakobi 7:20–21 Njerëzit filluan të pendoheshin dhe t’i lexonin shkrimet e shenjta. Ata jetuan në paqe dhe dashuri. Jakobi ishte i lumtur dhe e dinte se Perëndia u ishte përgjigjur lutjeve të tij. Jakobi 7:22–23