Kapitulli 33 Njerëzit e Mbretit Kundër Njerëzve të Lirë Disa nefitë donin që kryegjykatësi Pahoran, të ndryshonte disa nga ligjet. Alma 51:2–3 Kur Pahorani refuzoi, populli u zemërua dhe donte ta hiqte Pahoranin nga detyra e kryegjykatësit. Ata donin të kishin një mbret, jo gjykatës. Alma 51:3–5 Të quajtur njerëz të mbretit, ata shpresuan se ndonjë nga ata do të bëhej mbret dhe do të kishte pushtet mbi popullin. Alma 51:5, 8 Nefitët që donin ta mbanin Pahoranin si kryegjykatës, u quajtën njerëz të lirë. Ata donin të ishin të lirë për të jetuar dhe adhuruar sipas zgjedhjes së tyre. Alma 51:6 Njerëzit votuan për të zgjedhur midis njerëzve të lirë dhe njerëzve të mbretit. Shumica e tyre votuan për njerëzit e lirë. Alma 51:7 Në të njëjtën kohë, Amalikia po mblidhte një ushtri të madhe lamanite për të sulmuar nefitët. Alma 51:9 Kur njerëzit e mbretit dëgjuan që lamanitët po vinin, ata u kënaqën dhe refuzuan të ndihmonin për ta mbrojtur vendin e tyre. Alma 51:13 Kapiten Moroni ishte i mërzitur nga njerëzit e mbretit që nuk do të luftonin. Ai kishte punuar shumë për t’i mbajtur nefitët të lirë. Alma 51:14 Ai i kërkoi guvernatorit pushtet për t’i bërë njerëzit e mbretit ose të luftonin kundër lamanitëve ose të dënoheshin me vdekje. Alma 51:15 Kur guvernatori, Pahorani, ia dha Moronit këtë pushtet, Moroni e udhëhoqi ushtrinë e tij kundër njerëzve të mbretit. Alma 51:16–18 Shumë njerëz të mbretit u vranë, disa u futën në burg. Pjesa tjetër ra dakord të ndihmonte për ta mbrojtur vendin e tyre kundër lamanitëve. Alma 51:19–20