Kapitulli 51 Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar Ndërsa jareditët po fushonin pranë detit, vëllai i Jaredit harroi të lutej. Zoti erdhi në një re për t’i thënë atij që të pendohej. Ethëri 2:14 Vëllai i Jaredit u pendua dhe u lut. Zoti e fali vëllanë e Jaredit, por tha se ai nuk duhej të mëkatonte më. Ethëri 2:15 Zoti i tha vëllait të Jaredit të ndërtonte mauna për t’i çuar njerëzit e tij në tokën e premtuar. Ethëri 2:16 Zoti i tregoi vëllait të Jaredit se si t’i ndërtonte maunat. Ethëri 2:16–17 Maunat u bënë hermetike kështu që uji të mos mund të futej brenda. Ethëri 2:17 Vëllai i Jaredit vrau mendjen se si do të kishin ajër njerëzit për të marrë frymë në mauna. Ai e pyeti Zotin se çfarë duhej të bënte. Ethëri 2:19 Zoti i tha atij të bënte nga një vrimë në majë si dhe në fund të çdo maune. Vrima mund të hapej që ta lejonte ajrin të hynte brenda dhe të mbyllej për ta mbajtur ujin jashtë. Ethëri 2:20 Vëllai i Jaredit i tha Zotit që maunat nuk kishin dritë brenda. Zoti i kërkoi atij të mendonte një mënyrë për të pasur dritë brenda maunave. Ethëri 2:22–23 Drita për maunat nuk mund të vinte nga zjarri ose nga dritaret sepse do të çaheshin. Ethëri 2:23 Vëllai i Jaredit shkoi në një mal dhe formoi 16 gurë të vegjël nga një shkëmb. Gurët dukeshin si një xham i tejdukshëm. Ai bëri nga dy gurë për secilën nga tetë maunat. Ethëri 3:1 Vëllai i Jaredit i çoi gurët në majën e një mali. Atje ai iu lut Zotit. Ethëri 3:1 Vëllai i Jaredit i kërkoi Zotit t’i prekte gurët që të bënin dritë brenda maunave. Ethëri 3:4 Zoti preku çdo gur me gishtin e Tij. Ethëri 3:6 Për shkak se vëllai i Jaredit kishte besim të madh, ai e pa gishtin e Zotit. Dukej si një gisht njeriu. Ethëri 3:6, 9 Atëherë Zoti iu shfaq Vetë vëllait të Jaredit. Ethëri 3:13 Jezusi tha se ata njerëz që besojnë tek Ai, do të kenë jetë të përjetshme. Ethëri 3:14 Jezusi i mësoi dhe i tregoi vëllait të Jaredit shumë gjëra. Jezusi i tha atij t’i shkruante ato që kishte parë dhe dëgjuar. Ethëri 3:25–27 Vëllai i Jaredit i mori gurët kur zbriti nga mali. Ai vendosi nga një gur në secilin skaj të çdo mauneje. Ata bënë dritë brenda maunave. Ethëri 6:2–3 Jareditët i futën në mauna kafshët dhe ushqimin e tyre. Zoti bëri që një erë e fortë t’i shtynte maunat drejt tokës së premtuar. Ethëri 6:4–5 Zoti i mbrojti ata në detin e tërbuar. Ata e falënderuan Zotin dhe i thurën lavde. Ethëri 6:6–10 Pas 344 ditësh në ujë, maunat ndaluan në brigjet e tokës së premtuar. Ethëri 6:11–12 Kur jareditët dolën jashtë maunave, ata u ulën në gjunjë dhe qanë me lot gëzimi. Ethëri 6:12 Jareditët ndërtuan shtëpi dhe mbollën drithëra në tokën e premtuar. Ata u mësuan fëmijëve të tyre ta dëgjonin Zotin dhe t’u bindeshin fjalëve të Tij. Ethëri 6:13, 16–18