Kapitulli 7 Ndërtimi i Anijes Pasi familja e Lehit kishte fushuar pranë detit për shumë ditë, Zoti i foli Nefit. Ai i tha atij të ndërtonte një anije për ta çuar familjen e tij në tokën e premtuar. 1 Nefi 17:7–8 Nefi nuk dinte si të bënte një anije, por Zoti i tha se do t’ia tregonte atij. Ai ia tregoi Nefit se ku të gjente metal për të bërë veglat që do t’i nevojiteshin. 1 Nefi 17:9–10 Lamani dhe Lemueli u tallën me Nefin që dëshironte të ndërtonte një anije. Ata nuk e besonin që Zoti i kishte treguar Nefit se si ta bënte atë. Ata nuk pranuan ta ndihmonin. 1 Nefi 17:17–18 Nefi u tha Lamanit dhe Lemuelit të pendoheshin dhe të mos rebeloheshin. Ai ua kujtoi atyre se ata kishin parë një engjëll. Ai u tha gjithashtu që Perëndia ka fuqi për të bërë të gjitha gjërat. 1 Nefi 17:45–46 Lamani dhe Lemueli ishin të zemëruar me Nefin dhe donin ta hidhnin atë në det. 1 Nefi 17:48 Ndërsa po shkonin drejt Nefit, ai i urdhëroi ata të mos e preknin sepse ishte mbushur me fuqinë e Perëndisë. Lamani dhe Lemueli qenë të frikësuar për shumë ditë. 1 Nefi 17:48, 52 Pastaj Zoti i tha Nefit t’i prekte Lamanin dhe Lemuelin. Kur Nefi e bëri këtë, Zoti i tundi ata. Lamani dhe Lemueli e dinin që fuqia e Perëndisë ishte me Nefin. 1 Nefi 17:53–55 Nefi u tha Lamanit dhe Lemuelit t’u bindeshin prindërve të tyre dhe t’i bindeshin Perëndisë. Nefi tha se nëse ata do ta bënin këtë, ata do të bekoheshin. 1 Nefi 17:55 Lamani dhe Lemueli u penduan dhe e ndihmuan Nefin ta ndërtonte anijen. 1 Nefi 18:1 Nefi shkoi në mal shumë herë për t’u lutur për ndihmë. Zoti e mësoi atë se si ta ndërtonte anijen. 1 Nefi 18:3 Kur Nefi dhe vëllezërit e tij e mbaruan ndërtimin e anijes, ata e dinin se ajo ishte një anije e mirë. Ata e falënderuan Perëndinë që i ndihmoi ata. 1 Nefi 18:4