Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 21: Amlicitët


Kapitulli 21

Amlicitët

Amlici dhe pasuesit e tij

Amlici ishte një njeri i mençur dhe i lig që donte të bëhej mbret i nefitëve. Ai kishte shumë pasues.

njerëz duke vrojtuar Amlicin

Nefitët e drejtë nuk donin që Amlici të bëhej mbreti i tyre. Ata e dinin se ai donte ta shkatërronte Kishën e Perëndisë.

nefitë duke biseduar

Nefitët u mblodhën në grupe të ndryshme për të vendosur nëse Amlici duhej të bëhej mbret. Shumica e njerëzve votuan kundër Amlicit dhe ai nuk u bë mbret.

Amlici dhe pasuesit e tij

Amlici dhe pasuesit e tij u zemëruan. Ata u larguan nga nefitët, e bënë Amlicin mbretin e tyre dhe e quajtën veten amlicitë. Amlici i urdhëroi ata të luftonin kundër nefitëve.

nefitë duke bërë shigjeta

Nefitët e drejtë u përgatitën të mbroheshin me harqe dhe shigjeta, shpata dhe armë të tjera.

nefitët duke i mundur amlicitët

Amlicitët sulmuan dhe nefitët që udhëhiqeshin nga Alma dhe ishin forcuar nga Zoti, vranë shumë prej tyre. Pjesa tjetër e amlicitëve ia mbathi.

spiunët e Almës duke vrojtuar amlicitët

Alma dërgoi spiunë për të vrojtuar amlicitët. Spiunët panë që ata u bashkuan me një ushtri të madhe lamanitësh dhe i goditën nefitët që jetonin pranë Zarahemlës.

nefitët duke luftuar kundër ushtrisë lamanite‑amlicite

Nefitët u lutën dhe Perëndia i ndihmoi ata përsëri. Ata vranë shumë ushtarë të ushtrisë lamanite‑amlicite.

Alma duke vrarë Amlicin

Alma dhe Amlici luftuan kundër njëri‑tjetrit me shpata. Alma u lut që t’i kursehej jeta dhe Perëndia i dha atij forcën për ta vrarë Amlicin.

betejë

Nefitët i ndoqën lamanitët dhe amlicitët në vendin e shkretë. Shumë nga të plagosurit vdiqën atje dhe kafshët e egra i hëngrën ata.

amlicitët duke vënë shenja në ballë

Ashtu si lamanitët, amlicitët i vunë shenjë të kuqe vetes, e cila përmbushi një profeci. Amlicitët e veçuan veten nga bekimet e ungjillit.