Kapitulli 37 Nefi dhe Lehi në Burg Nefi dhe Lehi ishin bijtë e Helamanit. Helamani donte që ata të ishin të drejtë si Lehi dhe Nefi që u larguan nga Jerusalemi. Helamani 5:4–7 Helamani u mësoi bijve të tij të besonin në Jezu Krisht. Ata mësuan se falja vjen nëpërmjet besimit dhe pendimit. Helamani 5:9–12 Nefi dhe Lehi shkuan t’ua mësojnë fjalën e Perëndisë nefitëve dhe lamanitëve. Mijëra njerëz u pagëzuan. Helamani 5:14–19 Kur Nefi dhe Lehi shkuan në tokën e Nefit, një ushtri lamanite i futi ata në burg dhe nuk u dha atyre ushqim për shumë ditë. Helamani 5:20–22 Lamanitët shkuan në burg për t’i vrarë Nefin dhe Lehin por nuk mundën sepse ata mbroheshin nga një rreth zjarri që do ta digjte çdo njeri që përpiqej t’i prekte ata. Helamani 5:22–23 Nefi dhe Lehi nuk u dogjën nga zjarri. Ata u thanë lamanitëve që fuqia e Perëndisë po i mbronte ata. Helamani 5:24–26 Toka dhe muret e burgut filluan të dridheshin. Një re e zezë i rrethoi njerëzit në burg dhe ata u frikësuan. Helamani 5:27–28 Një zë foli nga sipër errësirës. Ishte i qetë si një pëshpëritje por çdo njeri mund ta dëgjonte atë. Helamani 5:29–30 Zëri u tha njerëzve të pendoheshin dhe të mos përpiqeshin më për t’i vrarë Nefin dhe Lehin. Helamani 5:29–30 Zëri foli tri herë dhe toka dhe muret e burgut vazhdonin të dridheshin. Lamanitët nuk mund t’ia mbathnin sepse ishte shumë errësirë dhe ata ishin shumë të trembur. Helamani 5:33–34 Një nefit, i cili kishte qenë anëtar i Kishës, pa fytyrat e Nefit dhe të Lehit që po shkëlqenin në errësirë. Helamani 5:35–36 Nefi dhe Lehi po shikonin në drejtim të qiellit dhe po flisnin. Burri u tha lamanitëve të shikonin. Ata po vrisnin mendjen se me kë ishin duke folur Nefi dhe Lehi. Helamani 5:36–38 Burri, i cili quhej Aminadab, u tha lamanitëve që Nefi dhe Lehi po u flisnin engjëjve. Helamani 5:39 Lamanitët e pyetën Aminadabin se si të dilnin nga kjo re errësire. Ai u tha atyre të pendoheshin dhe të luteshin derisa të kishin besim në Jezu Krisht. Helamani 5:40–41 Lamanitët u lutën derisa reja e zezë u largua. Helamani 5:42 Kur errësira u largua, njerëzit panë një kolonë zjarri rreth tyre. Zjarri nuk i digjte ata ose muret e burgut. Helamani 5:43–44 Lamanitët ndien një gëzim të madh dhe Shpirti i Perëndisë i mbushi zemrat e tyre. Helamani 5:44–45 Një zë pëshpëriti duke thënë se ata do të ngushëlloheshin për shkak të besimit të tyre në Jezu Krisht. Helamani 5:46–47 Lamanitët ngritën sytë lart për të parë nga vinte zëri. Ata panë engjëj duke zbritur nga qielli. Helamani 5:48 Rreth 300 njerëz panë dhe dëgjuan çfarë ndodhi në burg. Ata shkuan dhe u treguan të tjerëve. Helamani 5:49–50 Shumica e lamanitëve i besuan ata dhe flakën armatimet e tyre. Helamani 5:50–51 Lamanitët nuk i urryen më nefitët dhe ua kthyen tokën që u kishin marrë. Lamanitët u bënë më të drejtë sesa nefitët. Helamani 5:50, 52 Shumë lamanitë shkuan me Nefin dhe Lehin dhe i mësuan si nefitët edhe lamanitët. Helamani 6:1, 6–7