Kapitulli 15 Alma Jep Mësim dhe Pagëzon Alma shpëtoi nga shërbëtorët e mbretit Noe dhe u fsheh për shumë ditë. Ndërsa qe i fshehur, ai shkroi ato që tha profeti Abinadi. Mosia 17:3–4 Alma u pendua për mëkatet e tij dhe shkoi te nefitët në fshehtësi, duke u mësuar atyre mesazhin e Abinadit. Alma u tha njerëzve të kishin besim në Jezu Krisht dhe të pendoheshin. Mosia 18:1, 7 Gjatë ditës, Alma fshihej në një zabel të dendur pemësh të vogla, pranë një burimi të quajtur Ujërat e Mormonit. Mosia 18:5 Ata që i besuan mësimet e Almës, shkuan tek Ujërat e Mormonit dhe u pagëzuan. Alma pagëzoi 204 njerëz në Kishën e Krishtit. Mosia 18:8–10, 16–17 Alma shuguroi priftërinj për t’i dhënë mësim popullit. Ai u tha priftërinjve të jepnin mësim pendimin dhe besimin në Jezu Krisht. Ai gjithashtu tha që ata nuk duhet të grindeshin por të ishin të bashkuar. Mosia 18:18, 20–21 Njerëzit e Almës e donin dhe i shërbenin njëri‑tjetrit. Ata e ndanin gjithçka kishin dhe ishin mirënjohës që kishin mësuar rreth Jezu Krishtit, Shëlbuesit të tyre. Mosia 18:29–30 Shërbëtorët e mbretit Noe panë që Alma po i jepte mësim popullit. Mbreti tha që Alma po i kthente nefitët kundër tij, kështu që ai dërgoi një ushtri për t’i vrarë ata. Mosia 18:32–33 Perëndia e paralajmëroi Almën që ushtria e mbretit Noe po vinte. Njerëzit mblodhën familjet, bagëtinë dhe gjëra të tjera që u përkisnin atyre, dhe shkuan në vendin e shkretë. Mosia 18:34; 23:1 Perëndia i forcoi njerëzit e Almës që ata të mund të shpëtonin nga ushtria e mbretit Noe. Ushtria i kërkoi por nuk i gjeti ata kurrë. Mosia 19:1; 23:2 Pasi udhëtuan në vendin e shkretë për tetë ditë, populli i Almës arriti në një zonë shumë të bukur që kishte ujë të kulluar që rridhte nëpër të. Këtu njerëzit mbollën drithëra dhe ndërtuan ndërtesa. Mosia 23:3–5 Njerëzit donin që Alma të bëhej mbreti i tyre, por Alma u tha atyre se Perëndia nuk donte që ata të kishin një mbret. Perëndia donte që ata të ishin të lirë. Mosia 23:6–7, 13