Histori nga Shkrimet e Shenjta
Vende për t’u Njohur


Vende për t’u Njohur

Amerikatoka e premtuar ku Perëndia e drejtoi familjen e Lehit dhe jareditët

Amonihanjë qytet me njerëz të ligj që nuk donin t’i dëgjonin Alma të Riun dhe Amulekun

Babelinjë qytet ku njerëzit e ligj ndërtuan një kullë që ata të mund të ngjiteshin në qiell

Begati1vendi ku familja e Lehit fushoi pasi kishte udhëtuar në vendin e shkretë për tetë vjet. Që aty ata udhëtuan për në tokën e premtuar.

Begati2vendi ku erdhi Jezu Krishti kur vizitoi nefitët

Bethleheminjë qytet pranë Jerusalemit ku lindi Jezu Krishti

Jershonitoka që nefitët ia dhanë popullit të Amonit

Jerusalemiqyteti ku Lehi u profetizoi të ligjve dhe vendi ku Jezu Krishti dha mësim dhe u kryqëzua

kodra Kumorahvendi ku Moroni i groposi fletët e arta dhe Jozef Smithi i zbuloi ato më vonë

Nefiqyteti që ndërtuan Nefi dhe populli i tij pasi u larguan nga Lamani, Lemueli dhe pasuesit e tyre

Sidomitoka ku Alma i Riu ndërtoi Kishën. Ai u bë shtëpia e re e njerëzve të drejtë që u larguan nga Amoniha.

toka e premtuarçdo tokë ku Perëndia e drejton popullin e Tij të zgjedhur. Ai e udhëhoqi familjen e Lehit dhe jareditët për në tokën e premtuar.

Ujërat e Mormonitvendi ku Alma pagëzoi nefitët e kthyer në besim që ishin larguar nga mbreti Noe

Zarahemlanjë qytet kryesor nefit që ishte qendra e qeverisë dhe e Kishës. Mbreti Mosia dhe mbreti Beniamin jetuan aty. Qyteti u dogj kur vdiq Jezusi.