Doktrina e Besëlidhje 2021
24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59: “Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”


“24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59: ‘Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren

rrugë në Indipendens, Misuri

Indipendens, Misuri, nga Al Rounds

24–30 Maj

Doktrina e Besëlidhje 58–59

“Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 58–59, mbajini shënim mbresat shpirtërore që merrni. Këto mbresa mund t’ju ndihmojnë të planifikoni se si t’ua jepni mësim fëmijëve doktrinën që mësuat. Ju mund të gjeni gjithashtu ide në këtë përvijim të mësimit, tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ose te revistat e Kishës.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini disa fëmijë të tregojnë diçka që e bënë gjatë javës për të mësuar nga shkrimet e shenjta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 58:27–28

Ati Qiellor më ka dhënë fuqi për të zgjedhur.

Ndihmojini fëmijët të dinë se Ati Qiellor dëshiron që ne të bëjmë zgjedhje të mira, të cilat sjellin lumturi në jetën tonë dhe u sjellin lumturi të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni fraza nga Doktrina e Besëlidhje 58:27–28 për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se mund të zgjedhin të bëjnë mirë. Vendosni një fytyrë të lumtur në njërën anë të klasës dhe një fytyrë të trishtuar në anën tjetër. Si ndihemi kur zgjedhim të bëjmë mirë? Përshkruani disa situata së bashku me një zgjedhje të mirë ose të keqe për secilën prej tyre. Pasi ta përshkruani secilën situatë e zgjedhje, kërkojuni fëmijëve të qëndrojnë pranë fytyrës së lumtur nëse zgjedhja është e mirë dhe pranë fytyrës së trishtuar nëse është e keqe.

  • Tregojuni fëmijëve një enë me shumë lapsa me ngjyra të ndryshme. Tregojuni një enë të dytë me vetëm një laps me ngjyrë. Pyetini fëmijët se cilën prej këtyre enëve do të donin të përdornin. Përse? Shpjegoni se të jesh në gjendje të zgjedhësh, është një bekim nga Ati Qiellor. Dëshmoni se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe dëshirojnë që ne të bëjmë zgjedhje të mira.

  • Tregojuni fëmijëve për një rast kur ju bëtë një zgjedhje të mirë dhe përshkruani se si u ndiet më pas. Ftojini fëmijët të vizatojnë një figurë të historisë suaj ose të një historie nga jeta e tyre. Më pas lejojini t’ia tregojnë klasës figurat e tyre dhe të tregojnë se çfarë mësuan nga historia.

Doktrina e Besëlidhje 59:7

Ati Qiellor dëshiron që unë të jem mirënjohës/e.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta kuptojnë rëndësinë e falënderimit të Atit Qiellor për bekimet e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve diçka për të cilën jeni mirënjohës/e dhe kërkojuni të tregojnë për gjëra që ata janë mirënjohës. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 59:7 dhe ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si mund ta falënderojnë Atin Qiellor për bekimet e tyre. Çfarë është diçka që mund të bëjnë dhe ta çojnë në shtëpi për t’i kujtuar që ta falënderojnë Atin Qiellor për bekimet e tyre?

  • Këndoni së bashku një këngë për mirënjohjen, të tillë si “Për Shëndet dhe Forcë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 18). Ftojini fëmijët të zëvendësojnë disa fjalë në këngë me gjëra të tjera për të cilat janë mirënjohës.

  • Lejojini fëmijët të vizatojnë figura të gjërave për të cilat janë mirënjohës.

Doktrina e Besëlidhje 59:9–12

Shabati është dita e Zotit.

Teksa tregoni për gëzimin që e keni gjetur duke e mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit, ju mund t’i ndihmoni fëmijët ta shohin Shabatin si një ditë kur ne e adhurojmë Zotin.

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni figura ose sende që përshkruajnë gjëra të mira, të cilat mund t’i bëjmë të dielën për ta adhuruar Zotin dhe për të gjetur gëzim. Disa ide gjenden te Doktrina e Besëlidhje 59:9–12 dhe “Respektimi i Ditës së Shabatit” (Për Forcën e Rinisë, f. 30–31). Për shembull, që të paraqitni sakramentin, ju mund të tregoni figurën 108 te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose një kupë sakramenti apo një copë bukë. Si na ndihmon secila prej këtyre gjërave që të jemi më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në Shabat?

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë së kësaj jave me fëmijët që t’u jepni atyre ide për ta bërë Shabatin një ditë të shenjtë.

    bukë dhe kupa sakramenti

    Marrja e sakramentit na ndihmon të nderojmë ditën e Shabatit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 58:27–28

Liria e zgjedhjes është fuqia për të zgjedhur.

Perëndia na ka dhënë fuqinë për të zgjedhur dhe me atë fuqi ne mund të “shkaktoj[më] shumë drejtësi” (vargu 27). Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë se edhe pse ka ligësi në botë, “është në ta fuqia” që të “bëjnë mirë”? (Vargu 28.)

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një fletë letre që ka fjalën zgjedhje të shkruar në njërën anë dhe fjalën pasojë të shkruar në anën tjetër. Shpjegoni se zgjedhjet kanë pasoja, ose rezultate që në mënyrë të natyrshme i pasojnë veprimet. Ftojeni një fëmijë ta marrë letrën për të treguar se kur e merrni letrën, ju pranoni si zgjedhjen ashtu edhe pasojën e asaj zgjedhjeje. Kërkojini një fëmije të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 58:27–28. Çfarë zgjedhjesh mund të bëjmë ne që do të “shkaktojnë shumë drejtësi” ose pasoja të mira? (Vargu 27.) Kur kemi bërë zgjedhje të mira që kanë pasur pasoja të cilat i bekuan të tjerët?

  • Shkruani fraza nga Doktrina e Besëlidhje 58:27–28 në shirita letre dhe jepjani një shirit secilit fëmijë. Ftojini t’i lexojnë vargjet në heshtje dhe ta përsiatin frazën e tyre. Ftojini fëmijët të ulen sipas rendit në të cilin shfaqen frazat e tyre te vargjet 27–28 dhe t’i tregojnë njëri‑tjetrit atë që mësuan. Cili është mesazhi i Zotit për ne në këto vargje?

  • Këndoni një këngë për zgjedhjet, të tillë si “T’Drejtën Zgjidh” (Himne, nr. 150). Bëni pyetje që t’i ndihmoni fëmijët të përsiatin fjalët e këngës – për shembull: Kush ju ndihmon që t’ju udhërrëfejë për të bërë zgjedhjen e drejtë? Kush përpiqet t’ju shtyjë që të bëni zgjedhjen e gabuar? Si ju bën të ndiheni zgjedhja e së drejtës?

Doktrina e Besëlidhje 59:9–16

Shabati është dita e Zotit.

Zoti tha se respektimi i Shabatit na ndihmon “ta rua[jmë] veten … të panjollë nga bota” (Doktrina e Besëlidhje 59:9). Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta nderojnë Shabatin dhe ta bëjnë një shenjë të dashurisë së tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë në dyshe te Doktrina e Besëlidhje 59:9–16 dhe kërkojini secilës dyshe të shkruajnë diçka që e mësojnë rreth ditës së Shabatit nga secili varg. Pas disa minutash, kërkojini secilës dyshe që t’i tregojë klasës atë që shkruan. Çfarë do të bëjmë ndryshe në Shabat për shkak të asaj që mësuam?

  • Përgatitni një lojë të thjeshtë me përputhje në të cilën fëmijët përputhin fraza nga Doktrina e Besëlidhje 59:9–16 me vargun e saktë. Zgjidhni fraza që na mësojnë atë që Zoti na dëshiron të bëjmë në Shabat. Diskutoni se çfarë na mësojnë këto fraza rreth ditës së Zotit dhe mënyrës se si mund të afrohemi më pranë Tij.

  • Dita e Shabatit është “dit[a] e Zotit” (Doktrina e Besëlidhje 59:12) – një ditë për të treguar se i kujtojmë veprat e shumta të Zotit ndërkohë që e adhurojmë Atë (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shabat”). Ndihmojini fëmijët që të përsiatin për këto vepra duke i ftuar të lexojnë fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe duke u treguar figurat që lidhen me to: Zanafilla 2:1–3 (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 3); Gjoni 20:1–19 (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59). Cilat vepra të tjera të fuqishme të Zotit mund të kujtojmë në Shabat? Çfarë tjetër mësojmë rreth Shabatit nga Doktrina e Besëlidhje 59:9–16?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët që t’u tregojnë familjeve të tyre diçka që mund ta bëjnë për të mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndërtoni besimin e fëmijëve te vetja. Disa fëmijë mund të mos ndihen të aftë që ta mësojnë vetë ungjillin. Premtojuni fëmijëve se Fryma e Shenjtë do t’i ndihmojë të mësojnë.