“16–22 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 89–92: ‘Një Parim me Premtim’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“16–22 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 89–92”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren
16–22 Gusht
Doktrina e Besëlidhje 89–92
“Një Parim me Premtim”
Ndërsa i studioni të vërtetat te Doktrina e Besëlidhje 89–92, përsiatni për mënyra të reja dhe krijuese që mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i kuptojnë ato të vërteta.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ftojini fëmijët të vizatojnë e flasin për gjëra të mira që i bënë këtë javë për t’u kujdesur për trupat dhe shpirtrat e tyre.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Unë do të bekohem kur i bindem Fjalës së Urtësisë.
Jepuni mësim fëmijëve se trupat tanë janë dhurata nga Ati Qiellor dhe Ai dëshiron që ne të tregojmë shumë kujdes për ta.
Veprimtari të Mundshme
-
Për t’i ndihmuar fëmijët tʼi kuptojnë urdhërimet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 89:10–17, vizatoni ose tregoni figura të gjërave të mira që mund të hamë ose të gjërave të mira që mund të bëjmë për t’i mbajtur të shëndetshëm trupat tanë (shih edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Gjithashtu ndihmojini fëmijët të kuptojnë se alkooli, duhani, çaji, kafeja dhe droga të tjera të dëmshme i dëmtojnë trupat tanë dhe Zoti na ka paralajmëruar të mos i përdorim ato. Ftojini fëmijët të zgjedhin diçka që mund ta bëjnë këtë javë për t’i mbajtur trupat e tyre të shëndetshëm.
-
Ftojini fëmijët të vizatojnë me radhë një figurë në tabelë e cila përfaqëson diçka që jepet mësim te Fjala e Urtësisë. Lëreni pjesën tjetër të fëmijëve të marrin me mend se çfarë po vizaton secili person. Flisni rreth urdhërimit të Zotit te seksioni 89 që lidhet me vizatimin.
-
Përdorni shembullin vijues, ose shembuj të tjerë që ju vijnë ndër mend, që të tregoni se si jemi bekuar duke iu bindur Fjalës së Urtësisë (shih Doktrina e Besëlidhje 89:18–21). Bëni një ushtrim të thjeshtë së bashku, të tillë si ecje ose vrapim në vend, dhe më pas vërini të bëjnë sikur “lodhen” ose “këputen” (vargu 20). Dëshmoni për premtimet e Zotit.
-
Paraqitni një figurë të tempullit dhe kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që shohin. Përdorni një këngë rreth shëndetit fizik, të tillë si “Zoti më Dha një Tempull” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 73), që t’u mësoni fëmijëve se trupat tanë janë si tempuj për shpirtrat tanë dhe Perëndia dëshiron që ne t’i mbajmë të shëndetshëm trupat tanë. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si mund të kujdesemi për trupat tanë dhe lërini fëmijët t’i interpretojnë ato me gjeste.
Perëndia na jep profetë për të na udhërrëfyer e për të na mbrojtur.
Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si profetët e Zotit mund të na ndihmojnë të gjejmë siguri ndaj stuhive të jetës.
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqituni fëmijëve figura të profetëve të lashtë dhe tregojuni atyre se si këta profetë i paralajmëruan njerëzit në kohën e tyre. (Për ide, shikoni këngën “Ndiqe Profetin”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58–59.)
-
Përse duhet t’i dëgjojmë profetët e Perëndisë? Shfaqni një fotografi të profetit të tanishëm dhe tregoni disa gjëra për të cilat ai na ka dhënë mësim ose na ka paralajmëruar kohët e fundit. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si mund ta ndjekim profetin. Jepni dëshminë tuaj për të vërtetat e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 90:5. (Vini në dukje se fjala “orakujt” nënkupton zbulesat ose profetët që i marrin ato zbulesa.)
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Fjala e Urtësisë më ndihmon të jem i shëndetshëm në trup dhe në shpirt.
Plaku Geri E. Stivenson i këshilloi të rinjtë e të rejat që të planifikojnë që më parë se çfarë do të bëjnë kur të tundohen me alkool ose droga. Më pas ai dha mësim: “Ju do ta kuptoni se tundimet kanë më pak kontroll mbi ju. Ju do ta keni marrë tashmë vendimin se si do të reagoni dhe se çfarë do të bëni. Nuk do t’ju duhet të vendosni sa herë që ballafaqoheni me tundimin” (“Libri Juaj me Skema i Priftërisë”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 48). Nxitini fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të vendosin tani – për pjesën tjetër të jetës së tyre – që ta jetojnë Fjalën e Urtësisë.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndajini fëmijët në dy grupe dhe kërkojini njërit grup që të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 89:1–4 dhe grupit tjetër të lexojë vargjet 18–21. Kërkojuni të përsiatin pyetje si ato që vijojnë: Përse na e dha Zoti Fjalën e Urtësisë? Si mund të më bekojë fizikisht dhe shpirtërisht të jetuarit e Fjalës së Urtësisë?
-
Krijoni një thënie me hapësira bosh për t’u plotësuar duke përdorur fraza nga Doktrina e Besëlidhje 89, të tilla si “ shugurohet për përdorimin e njeriut dhe të kafshëve” ose “Dhe do të e nuk do të këputen” (vargjet 14, 20). Ftojini fëmijët të punojnë në dyshe për të gjetur përgjigjet te seksioni 89. Fëmijët mund t’i renditin thëniet në kategoritë vijuese: gjëra të mira për trupat tanë, gjëra të këqija për trupat tanë, dhe bekimet.
-
Ftojeni një fëmijë të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 89:4 dhe një tjetër të lexojë citimin më lart nga Plaku Stivenson. Përse duhet të vendosim tani që t’i bindemi Fjalës së Urtësisë në vend që të presim deri në çastin e tundimit? Ndihmojini fëmijët të luajnë me role mënyrën se si mund të përgjigjen nëse dikush, madje një mik/e, u ofron diçka që është kundër Fjalës së Urtësisë? Si na mbron bindja ndaj Fjalës së Urtësisë?
Doktrina e Besëlidhje 90:2, 5, 14–16
Presidenca e Parë mban “çelësat e mbretërisë”.
Udhëzimi i Zotit për Presidencën e Parë në vitin 1833 (Jozef Smithin, Sidni Rigdonin dhe Frederik G. Uilliamsin) mund t’i ndihmojë fëmijët që ta forcojnë dëshminë e tyre për Presidencën e Parë të sotme.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 90:14–16 dhe të shkruajnë disa prej gjërave që Zoti i kërkoi të bënte Presidencës së Parë. Tregojuni fëmijëve një fotografi të Presidencës së Parë të tanishme dhe tregoni diçka për pjesëtarët e saj. (Mund t’i lexoni biografitë e tyre te “Living Prophets and Church Leaders” [“Profetët e Gjallë dhe Udhëheqësit e Kishës”] te ChurchofJesusChrist.org.) Jepni dëshminë tuaj për thirrjet e tyre hyjnore dhe bekimet që keni marrë nga ndjekja e këshillës së tyre.
-
Rishikoni me fëmijët diçka që ka dhënë mësim një anëtar i Presidencës së Parë. Pastaj lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 90:5. Vini në dukje se “orakujt” janë zbulesat ose profetët që i marrin ato zbulesa. Çfarë do të thotë që t’i “marrim orakujt … si gjë me pak vlerë”? Si mund të tregojmë se profetët dhe gjërat që na mësojnë ata janë të rëndësishme për ne?
Shpirti mund të më ndihmojë të di se çfarë është e vërtetë.
Teksa lexoni atë që Zoti i tha Jozef Smithit rreth Apokrifës, mendoni se si kjo këshillë mund t’i ndihmonte fëmijët të bënin dallimin midis së vërtetës dhe gabimit, gjëra të cilat do t’i hasin gjatë gjithë jetës së tyre.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni së bashku kreun e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 91 që t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se çfarë është Apokrifa (shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Apokrifë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për vende të tjera, të tilla si në mjetet e komunikimit, në të cilat mund të gjejmë “shumë gjëra që … janë të vërteta” dhe “shumë gjëra … që nuk janë të vërteta” (vargjet 1–2). Më pas ftojini fëmijët të kërkojnë te seksioni 91 që të mësojnë se çfarë tha Zoti se mund të bëjmë që të dallojmë midis së vërtetës dhe gabimit.
-
Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 91:4–6 dhe pyetini fëmijët se çfarë na mësojnë këto vargje rreth Frymës së Shenjtë. Ftojini fëmijët që të tregojnë një përvojë vetjake kur “Shpirti [ua] manifesto[i] të vërtetën” atyre. Gjithashtu tregoni nga vetë përvojat tuaja. Në ç’mënyra të tjera mund të na ndihmojë Shpirti?
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre atë që mësuan sot rreth kujdesit për trupin dhe shpirtin e tyre ose synimet e tyre për t’iu bindur Fjalës së Urtësisë.