“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021
Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve
Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te ChurchofJesusChrist.org.
Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet
Ju mund t’i përshtatni veprimtaritë nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për përdorim në klasën tuaj të Fillores. Mos u shqetësoni nëse fëmijët i kanë bërë këto veprimtari tashmë me familjet e tyre në shtëpi; përsëritja i ndihmon fëmijët të mësojnë. Gjatë Fillores fëmijët mund të dëshirojnë t’u tregojnë të tjerëve atë që po mësojnë në shtëpi rreth Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij.
Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmjëve
Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe pamore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].
Vini Re të Vegjlit Tuaj
Shumica e temave të trajtuara te Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes] janë të ngjashme me ato që do t’i jepni mësim në Fillore. Veçanërisht nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël, merreni parasysh të kërkoni në manualin e çerdhes këngë, tregime, veprimtari dhe punime dore shtesë.
Revistat Miku dhe Liahona
Revistat Miku dhe Liahona përmbajnë tregime dhe veprimtari të cilat mund t’u shtojnë përmbajtje parimeve që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Histori nga Doktrina e Besëlidhje
Libri Histori nga Doktrina e Besëlidhje përdor figura dhe gjuhë të thjeshtuar për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë nga Doktrina e Besëlidhje. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në Gospel Media Library [Mjete Informimi për Ungjillin] te ChurchofJesusChrist.org.
Libri me Ngjyrosje i Historive nga Shkrimet e Shenjta: Doktrina e Besëlidhje
Ky burim përmban faqe veprimtarie të hartuara për ta përmirësuar të mësuarin e fëmijëve nga libri Doktrina e Besëlidhje.
Materiale Filmike dhe Artistike
Veprat e artit, materialet filmike dhe media të tjera mund t’i ndihmojnë njerëzit të cilëve u jepni mësim, që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Shkoni te Gospel Media Library [Mjete Informimi për Ungjillin] te ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e materialeve mediatike. Këto burime gjithashtu janë në dispozicion te programi kompjuterik Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] dhe shumë figura gjithashtu gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.
Saints [Shenjtorët]
Saints [Shenjtorët] është një histori e Kishës e treguar në shumë vëllime. Vëllimi 1, Standardi i së Vërtetës dhe vëllimi 2, No Unhallowed Hand [Asnjë Dorë Mëkatare], trajtojnë të njëjtën periudhë të historisë së Kishës sikurse Doktrina e Besëlidhje. Këto histori mund t’ju japin ide mbi kontekstin që rrethoi zbulesat të cilat i studioni te Doktrina e Besëlidhje.