Eja, Më Ndiq
Burimet Shtesë


“Burimet Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Burimet Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Burimet Shtesë

Këto burime mund të gjenden te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te ChurchofJesusChrist.org.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Ju mund ta përshtatni cilëndo prej veprimtarive nga ky burim për ta përdorur në klasën tuaj të Shkollës të së Dielës. Nëse anëtarët e klasës i kanë përdorur këto veprimtari në studimin e tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta, nxitini të tregojnë përvojat dhe idetë e tyre.

Revistat e Kishës

Revista, Liahona ka artikuj dhe veçori të tjera që mund t’u shtojnë parimeve që po jepni mësim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës.

Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të librit të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike LDS Music [Muzikë SHDM] dhe LDS Media Library [Biblioteka e Mediave SHDM].

Biblioteka e Mediave

Veprat e artit, materialet filmike dhe mediat e tjera mund t’i ndihmojnë ata, të cilëve u jepni mësim, që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Vizitoni medialibrary.ChurchofJesusChrist.org për ta shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mediave të cilat përshkruajnë ngjarje nga Libri i Mormonit. Burime të medias gjenden gjithashtu te programi kompjuterik LDS Media Library [Biblioteka e Mediave SHDM].

Figurat Artistike të Ungjillit

Veprat e artit mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Shumë figura që ju mund t’i përdorni në klasë gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillitmedialibrary.ChurchofJesusChrist.org dhe te programet kompjuterike LDS Music [Muzikë SHDM] dhe LDS Media Library [Biblioteka e Mediave SHDM].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfond historik dhe komente doktrinore për parimet që gjenden në shkrimet e shenjta. Ato mund të frymëzojnë gjithashtu ide për mësimdhënien në klasat e Shkollës të së Dielës.

Tema të Ungjillit

Te topics.ChurchofJesusChrist.org ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si mesazhe të konferencave të përgjithshme, mesazhe, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Esetë mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të hollësishme ndaj pyetjeve doktrinore dhe historike.

Të Vërtetë ndaj Besimit

Ky burim jep shpjegime të thjeshta të temave të ungjillit, të renditura sipas rendit alfabetik.

Predikoni Ungjillin Tim

Ky udhëzues për misionarët jep një vështrim të përgjithshëm të parimeve bazë të ungjillit.

Për Forcën e Rinisë

Ky burim përvijon standardet e Kishës që mund të na ndihmojnë të mbetemi të denjë për bekimet e Zotit. Merreni parasysh që t’i referoheni shpesh atij, veçanërisht nëse jeni duke u dhënë mësim të rinjve.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Ky burim mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato parime. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.

Pamja
tabletë që tregon Gospel Library [Bibliotekën e Ungjillit]

Shtyp në Letër