Dhiata e Vjetër 2022
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Burime Shtesë

Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.

Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmjëve

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç përdorimit të varianteve të botuara të Himneve dhe Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe pamore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parimet që gjenden te shkrimet e shenjta. Ato mund të frymëzojnë gjithashtu ide për mësimdhënien në klasat e Shkollës të së Dielës.

Revistat e Kishës

Revistat Liahona dhe Për Forcën e Rinisë sigurojnë artikuj dhe veçori të tjera që mund t’i plotësojnë parimet që po jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës.

fëmijë duke studiuar burimet e Kishës

Tema të Ungjillit

Te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org) ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si mesazhe nga konferencat e përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Ese mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë informacion të thellësishëm ndaj çështjeve doktrinore dhe historike.

Predikoni Ungjillin Tim

Ky udhëzues për misionarët jep një vështrim të përgjithshëm të parimeve bazë të ungjillit.

Për Forcën e Rinisë (broshurë)

Ky burim përvijon standardet e Kishës që mund të na ndihmojnë ta jetojmë ungjillin dhe të gëzojmë shoqërimin e Shpirtit. Merreni parasysh që t’i referoheni shpesh, veçanërisht nëse jeni duke u dhënë mësim të rinjve dhe të rejave.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe media të tjera mund t’i ndihmojnë njerëzit të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë doktrinën dhe të përfytyrojnë historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Shkoni te Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] te Media.Library.ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mjeteve të komunikimit. Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] është gjithashtu në dispozicion si program për telefona celularë. Shumë figura që mund t’i përdorni në klasë gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.