Seminari
Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor sipas Radhës


“Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor sipas Radhës”, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2021)

“Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor sipas Radhës”, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor

Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor sipas Radhës

Dhiata e Vjetër

Moisiu 1:39:“Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut.”

Moisiu 7:18:“Zoti e quajti popullin e tij SION, ngaqë ata ishin të një zemre dhe të një mendjeje.”

Abraham 2:9–11:Zoti i premtoi Abrahamit se fara e tij do të “mbaj[ë] këtë shërbesë dhe Priftëri[në] për të gjitha kombet”.

Abraham 3:22–23:Si shpirtra ne “u organizua[m] përpara se bota të ishte”.

Zanafilla 1:26–27:“Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet.”

Zanafilla 2:24:“Njeriu … do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.”

Zanafilla 39:9:“Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?”

Eksodi 20:3–17:Dhjetë Urdhërimet

Jozueut 24:15:“Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni.”

Psalmeve 24:3–4:“Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra.”

Fjalët e Urta 3:5–6:“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër … dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”

Isaia 1:18:“Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora.”

Isaia 5:20:“Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën.”

Isaia 29:13–14:Rivendosja e ungjillit është “mrekulli dhe çudi”.

Isaia 53:3–5:“Megjithatë [Jezu Krishti] mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona.”

Isaia 58:6–7:Bekimet e një agjërimi siç duhet

Isaia 58:13–14:“Përmba[hu] … [nga] krye[rja e] punë[ve të] tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi.”

Jeremia 1:4–5:“Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, … të kam caktuar profet të kombeve.”

Ezekiel 3:16–17:Profeti është një “roje për shtëpinë e Izraelit”.

Ezekiel 37:15–17:Bibla dhe Libri i Mormonit do “të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde”.

Daniel 2:44–45:Perëndia do të “nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë”.

Amos 3:7:“Zoti, [Perëndi], … ua treg[on] sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.”

Malakia 3:8–10:Bekimet e pagimit të së dhjetës

Malakia 4:5–6:Elia “do të bëjë që … t’u kthehet … zemra e … bijve etërve”.

Dhiata e Re

Mateu 5:14–16:“Le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30:“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19:Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Mateu 22:36–39:“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 2:10–12:“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Lluka 22:19–20:Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Lluka 24:36–39:“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”

Gjoni 3:5:“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16:“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Gjoni 7:17:“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Gjoni 17:3:“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

1 Korintasve 6:19–20:“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11:“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22:“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42:Në Ringjallje, ka tre shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10:“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20:Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3:“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17:“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9:Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakob [Bibël] 1:5–6:“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakob [Bibël] 2:17–18:“Besimi, në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetër 4:6:“Ungjilli [iu] predikua edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12:“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Libri i Mormonit

1 Nefi 3:7:“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

2 Nefi 2:25:“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

2 Nefi 2:27:“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

2 Nefi 26:33:“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

2 Nefi 28:30:Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

2 Nefi 32:3:“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

2 Nefi 32:8–9:“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Mosia 2:17:“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Mosia 2:41:“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Mosia 3:19:“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Mosia 4:9:“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Mosia 18:8–10:“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Alma 7:11–13:“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Alma 34:9–10:“Duhet të bëhet një shlyerje … një flijim i pafundëm dhe i përjetshëm.”

Alma 39:9:“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Alma 41:10:“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Helamani 5:12:“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

3 Nefi 11:10–11:“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

3 Nefi 12:48:“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

3 Nefi 27:20:“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Ethëri 12:6:“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Ethëri 12:27:“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Moroni 7:45–48:“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Moroni 10:4–5:“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Doktrina e Besëlidhje dhe Historia e Kishës

Joseph Smith – Historia 1:15–20:Jozef Smithi “pa dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërce[nte] të gjitha përshkrimet”.

Doktrina e Besëlidhje 1:30:“Të vetmen kishë të vërtetë dhe të gjallë.”

Doktrina e Besëlidhje 1:37–38:“Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi, është njësoj.”

Doktrina e Besëlidhje 6:36:“Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë.”

Doktrina e Besëlidhje 8:2–3:“Unë do të të them në mendjen tënde dhe në zemrën tënde, me anë të Frymës së Shenjtë.”

Doktrina e Besëlidhje 13:1:Priftëria Aarone “mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit”.

Doktrina e Besëlidhje 18:10–11:“Vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë.”

Doktrina e Besëlidhje 18:15–16:“Sa i madh do të jetë gëzimi juaj nëse do të më sillni shumë shpirtra!”

Doktrina e Besëlidhje 19:16–19:“Unë, [Jezu Krishti], i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë.”

Doktrina e Besëlidhje 21:4–6:“Fjalën e [profetit] duhet ta merrni si nga goja ime.”

Doktrina e Besëlidhje 29:10–11:“Unë do të shfaqem nga qielli me fuqi e lavdi të madhe … dhe do të banoj në drejtësi me njerëzit në tokë për një mijë vjet.”

Doktrina e Besëlidhje 49:15–17:“Martesa shugurohet nga Perëndia.”

Doktrina e Besëlidhje 58:42–43:“Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet.”

Doktrina e Besëlidhje 64:9–11:“Nga ju kërkohet t’i falni të gjithë njerëzit.”

Doktrina e Besëlidhje 76:22–24:“Nëpërmjet [Jezu Krishtit] … botët janë e u krijuan.”

Doktrina e Besëlidhje 82:10:“Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them.”

Doktrina e Besëlidhje 84:20–22:“Në ordinancat e saj, fuqia e perëndishmërisë manifestohet.”

Doktrina e Besëlidhje: 88:118:“Kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit.”

Doktrina e Besëlidhje 89:18–21:Bekimet nga Fjala e Urtësisë

Doktrina e Besëlidhje 107:8:“Priftëria Melkizedeke … ka fuqi e autoritet … për të administruar në gjërat shpirtërore.”

Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42:“Të drejtat e priftërisë … nuk mund të kontrollohen, as përdoren, vetëm mbi bazën e parimeve të drejtësisë.”

Doktrina e Besëlidhje 130:22–23:“Ati ka një trup prej mishi e kockash … ; Biri gjithashtu; por Fryma e Shenjtë … është një personazh i Shpirtit.”

Doktrina e Besëlidhje 131:1–4:“Besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës.”

Doktrina e Besëlidhje 135:3:Jozef Smithi “ka sjellë Librin e Mormonit, të cilin e përktheu me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”.