Seminari
Hyrje në Zotërimin Doktrinor


“Hyrje në Zotërimin Doktrinor”, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2021)

“Hyrje”, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor

të rinj e të reja duke biseduar

Hyrje në Zotërimin Doktrinor

Në Librin e Mormonit, profeti Helaman u dha mësim bijve të tij: “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj” (Helamani 5:12). Ndërtimi i një themeli mbi Jezu Krishtin – që përfshin arritjen për ta kuptuar e besuar doktrinën e Tij dhe për të jetuar sipas asaj doktrine – do ta forcojë kthimin tonë në besim dhe zotimin tonë si dishepuj të Tij, do të na mbrojë kundrejt ndikimeve të kundërshtarit dhe do të na ndihmojë që ta bekojmë jetën e të tjerëve.

Një nga mënyrat se si e arrijmë këtë, është me anë të studimit së bashku në klasë të shkrimeve të shenjta sipas radhës. Një mënyrë tjetër se si e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin dhe doktrinën e Tij, është nëpërmjet një përpjekjeje të quajtur Zotërimi Doktrinor.

Zotërimi Doktrinor përqendrohet te dy rezultate:

  1. Të mësojmë dhe të zbatojmë parime hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore. Ati Qiellor ka dhënë nëpërmjet zbulesës parime që të marrim njohuri shpirtërore. Këto parime përfshijnë të vepruarit me besim, shqyrtimin e koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm dhe kërkimin e kuptueshmërisë së mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Ne zhvillojmë zotërim doktrinor kur i vëmë në zbatim këto parime gjatë orës mësimore dhe jashtë saj dhe kërkojmë përgjigje për pyetjet doktrinore, vetjake, shoqërore dhe historike në një mënyrë që e fton Frymën e Shenjtë për ta forcuar besimin tonë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  2. Të zotërojmë fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe doktrinën e ungjillit të Jezu Krishtit që mësojmë prej tyre. Ky rezultat arrihet nëpërmjet:

    1. Njohjes së doktrinës që jepet mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

    2. Shpjegimit të doktrinës në mënyrë të qartë duke përdorur fragmentet shoqëruese të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

    3. Të qenit në gjendje për t’i mbajtur mend dhe gjetur fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe për t’i mësuar përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta.

    4. Vënies në zbatim të doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit dhe parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në zgjedhjet tona të përditshme dhe në përgjigjet tona ndaj çështjeve dhe pyetjeve doktrinore, vetjake, shoqërore dhe historike.