Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 4: Pasionet dhe Interesat


“Mësimi 4: Pasionet dhe Interesat”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 4”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

tre gra të ulura në një tavolinë

Lesson 4

Hobbies and Interests

Objektivi: Unë do të mësoj të flas për gjërat që më pëlqejnë dhe nuk më pëlqejnë.

Personal Study

Përgatituni për grupin e bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another

Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit

I can learn from the Spirit as I love, teach, and learn with others.

Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.

Në programin EnglishConnect e dimë se Perëndia është mësuesi i vërtetë dhe Ai na mëson nëpërmjet Shpirtit të Tij. Shpirti sjell ndjenja gëzimi, paqeje dhe dashurie. Shpirti na ndihmon që të kuptojmë të vërtetën dhe mund ta rritë zotësinë tonë për të mësuar. Një mënyrë se si e ftojmë Shpirtin për të qenë me ne, është nëpërmjet dashurisë, mësimdhënies dhe të mësuarit së bashku. Profeti Alma nga Libri i Mormonit kishte përgjegjësi për t’u dhënë mësim njerëzve. Ai i ndau njerëzit në grupe dhe zgjodhi një udhëheqës për secilin grup. Alma u dha mësim:

“Predikuesi nuk ishte më i mirë nga dëgjuesi, as nuk ishte mësuesi më i mirë nga nxënësi; dhe kështu, ata ishin të gjithë njëlloj” (Alma 1:26).

Në programin EnglishConnect ne besojmë se mësuesit dhe nxënësit janë njësoj të rëndësishëm. Ne jemi të gjithë mësues dhe nxënës. Ne e respektojmë dhe e dëgjojmë njëri‑tjetrin. Ne i japim mësim njëri‑tjetrit. Ne e duam dhe e vlerësojmë njëri‑tjetrin. Ne i përgëzojmë të tjerët kur ia dalin me sukses dhe i nxitim kur bëjnë gabime. Gjithashtu mund të gjejmë mënyra për ta përkrahur njëri‑tjetrin dhe për të planifikuar kohë për t’u ushtruar me njëri‑tjetrin gjatë javës. Perëndia do të na bekojë me Shpirtin e Tij kur mësojmë ta duam dhe t’i japim mësim njëri‑tjetrit.

tre gra duke u përqafuar e duke buzëqeshur

Ponder

  • Çfarë mund të bëni për t’i dashur dhe përkrahur ata që kanë aftësi të ndryshme të anglishtes?

  • Si mund të jetë përvoja e të mësuarit në programin EnglishConnect e ndryshme nga përvojat e tjera që keni pasur më parë?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Mendoni për situata kur do ta përdornit fjalën në ushtrimin tuaj të përditshëm.

Verbs

bike

ngas biçikletën

cook

gatuaj

dance

vallëzoj

garden

punoj në kopsht

go to the beach

shkoj në plazh

listen to music

dëgjoj muzikë

paint

pikturoj

play sports

luaj sporte

play the piano

luaj në piano

read

lexoj

run

vrapoj

shop

bëj pazar

sing

këndoj

sleep

fle

study

studioj

swim

notoj

travel

udhëtoj

watch movies

shikoj filma

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: What do you like to do?A: I like to (verb).

Questions

modeli 1 pyetje çfarë ju pëlqen të bëni

Answers

modeli 1 përgjigje më pëlqen të (folje)

Examples

bijë dhe nënë duke gatuar

Q: What do you like to do?A: I like to cook.

burrë dhe grua duke vallëzuar

Q: What does he like to do?A: He likes to dance.

Q: What don’t they like to do?A: They don’t like to shop.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i kuptoni rregullat në modele. Mendoni rreth mënyrës se si anglishtja është e ngjashme me gjuhën tuaj ose e ndryshme nga ajo.

Q: Do you like to (verb)?A: Yes, I like to (verb).

Questions

modeli 2 pyetje a ju pëlqen të (folje)

Answers

modeli 2 përgjigje po, më pëlqen të (folje)

Examples

Q: Do you like to travel?A: Yes, I like to travel.

burrë duke bërë pazar jashtë

Q: Do you like to shop?A: No, I don’t like to shop.

grua duke pikturuar

Q: Does she like to paint?A: Yes, she likes to paint.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Love and Teach One Another

(20–30 minutes)

tre gra duke u përqafuar e duke buzëqeshur

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Bëjeni me radhë.

Example: Malia

Likes

grua duke pikturuar

Doesn’t Like

grua duke studiuar
  • A: What does Malia like to do?

  • B: She likes to paint.

  • A: Does Malia like to study?

  • B: No, she doesn’t like to study.

Image Group 1: Thomas

Likes

burrë dhe grua duke kënduar

Doesn’t Like

djalë duke parë televizor

Image Group 2: Raoul

Likes

burrë duke gatuar

Doesn’t Like

burrë duke bërë pazar jashtë

Image Group 3: Mei

Likes

burrë dhe grua duke vallëzuar

Doesn’t Like

grua duke lexuar një libër

Image Group 4: Pamela

Likes

grua duke dëgjuar muzikë

Doesn’t Like

burrë dhe grua duke gatuar

Image Group 5: Nadia

Likes

burrë dhe grua duke vrapuar

Doesn’t Like

të rinj duke luajtur basketboll

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen të bëni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example

  • A: What do you like to do?

  • B: I like to dance.

  • A: What don’t you like to do?

  • B: I don’t like to read.

  • A: Do you like to listen to music?

  • B: Yes, I like to listen to music.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Say what I like to do.

    Të them çfarë më pëlqen të bëj.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say what I don’t like to do.

    Të them çfarë nuk më pëlqen të bëj.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask what someone likes to do.

    Të pyes çfarë i pëlqen dikujt të bëjë.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Fryma e Shenjtë është mësuesi i vërtetë. Asnjë mësues i vdekshëm, pavarësisht se sa i zoti apo me përvojë është, nuk mund ta zëvendësojë rolin e Tij në dëshmimin e së vërtetës, dëshminë për Krishtin dhe ndryshimin e zemrave. Por të gjithë mësuesit mund të jenë mjete për t’i ndihmuar fëmijët e Perëndisë të mësojnë me anë të Shpirtit” (“Jepni Mësim me Anë të Shpirtit”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë [2022], f. 16).