“Mësimi 4: Pasionet dhe Interesat”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 4”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 4
Hobbies and Interests
Objektivi: Unë do të mësoj të flas për gjërat që më pëlqejnë dhe nuk më pëlqejnë.
Personal Study
Përgatituni për grupin e bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another
Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit
I can learn from the Spirit as I love, teach, and learn with others.
Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.
Në programin EnglishConnect e dimë se Perëndia është mësuesi i vërtetë dhe Ai na mëson nëpërmjet Shpirtit të Tij. Shpirti sjell ndjenja gëzimi, paqeje dhe dashurie. Shpirti na ndihmon që të kuptojmë të vërtetën dhe mund ta rritë zotësinë tonë për të mësuar. Një mënyrë se si e ftojmë Shpirtin për të qenë me ne, është nëpërmjet dashurisë, mësimdhënies dhe të mësuarit së bashku. Profeti Alma nga Libri i Mormonit kishte përgjegjësi për t’u dhënë mësim njerëzve. Ai i ndau njerëzit në grupe dhe zgjodhi një udhëheqës për secilin grup. Alma u dha mësim:
“Predikuesi nuk ishte më i mirë nga dëgjuesi, as nuk ishte mësuesi më i mirë nga nxënësi; dhe kështu, ata ishin të gjithë njëlloj” (Alma 1:26).
Në programin EnglishConnect ne besojmë se mësuesit dhe nxënësit janë njësoj të rëndësishëm. Ne jemi të gjithë mësues dhe nxënës. Ne e respektojmë dhe e dëgjojmë njëri‑tjetrin. Ne i japim mësim njëri‑tjetrit. Ne e duam dhe e vlerësojmë njëri‑tjetrin. Ne i përgëzojmë të tjerët kur ia dalin me sukses dhe i nxitim kur bëjnë gabime. Gjithashtu mund të gjejmë mënyra për ta përkrahur njëri‑tjetrin dhe për të planifikuar kohë për t’u ushtruar me njëri‑tjetrin gjatë javës. Perëndia do të na bekojë me Shpirtin e Tij kur mësojmë ta duam dhe t’i japim mësim njëri‑tjetrit.
Ponder
-
Çfarë mund të bëni për t’i dashur dhe përkrahur ata që kanë aftësi të ndryshme të anglishtes?
-
Si mund të jetë përvoja e të mësuarit në programin EnglishConnect e ndryshme nga përvojat e tjera që keni pasur më parë?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Mendoni për situata kur do ta përdornit fjalën në ushtrimin tuaj të përditshëm.
Verbs
bike |
ngas biçikletën |
cook |
gatuaj |
dance |
vallëzoj |
garden |
punoj në kopsht |
go to the beach |
shkoj në plazh |
listen to music |
dëgjoj muzikë |
paint |
pikturoj |
play sports |
luaj sporte |
play the piano |
luaj në piano |
read |
lexoj |
run |
vrapoj |
shop |
bëj pazar |
sing |
këndoj |
sleep |
fle |
study |
studioj |
swim |
notoj |
travel |
udhëtoj |
watch movies |
shikoj filma |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What do you like to do?A: I like to (verb).
Examples
Q: What do you like to do?A: I like to cook.
Q: What does he like to do?A: He likes to dance.
Q: What don’t they like to do?A: They don’t like to shop.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i kuptoni rregullat në modele. Mendoni rreth mënyrës se si anglishtja është e ngjashme me gjuhën tuaj ose e ndryshme nga ajo.
Q: Do you like to (verb)?A: Yes, I like to (verb).
Examples
Q: Do you like to travel?A: Yes, I like to travel.
Q: Do you like to shop?A: No, I don’t like to shop.
Q: Does she like to paint?A: Yes, she likes to paint.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Bëjeni me radhë.
Example: Malia
-
A: What does Malia like to do?
-
B: She likes to paint.
-
A: Does Malia like to study?
-
B: No, she doesn’t like to study.
Image Group 1: Thomas
Image Group 2: Raoul
Image Group 3: Mei
Image Group 4: Pamela
Image Group 5: Nadia
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen të bëni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What do you like to do?
-
B: I like to dance.
-
A: What don’t you like to do?
-
B: I don’t like to read.
-
A: Do you like to listen to music?
-
B: Yes, I like to listen to music.