“Mësimi 9: Veshja dhe Ngjyrat”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 9”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 9
Clothing and Colors
Objektivi: Unë do të mësoj të përshkruaj se çfarë ka veshur dikush.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Counsel with the Lord
Këshillohuni me Zotin
I improve my learning by counseling with God daily about my efforts.
Unë e përmirësoj të mësuarit tim duke u këshilluar çdo ditë me Perëndinë rreth përpjekjeve të mia.
Të mësuarit është një proces që ndodh me kalimin e kohës. Perëndia dëshiron t’ju ndihmojë që të mësoni dhe të rriteni. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të mësoni se si të ndërmerrni hapa të vegjël për të arritur gjëra të mëdha. Libri i Mormonit tregon për një burrë të fuqishëm plot besim të quajtur Alma. Ai ishte një profet i Perëndisë dhe udhëheqësi i vendit të tij. Alma dha mësim:
“Nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen. … Këshillohu me Zotin për të gjitha veprimet e tua dhe ai do të të drejtojë për të mirë” (Alma 37:6, 37).
Perëndia vepron nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta. Veprimet e vogla mund të kenë rezultate të mëdha me kalimin e kohës. Ne i lutemi Atit Qiellor në emrin e Birit të Tij, Jezu Krishtit. Nëpërmjet lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta ju mund të këshilloheni me Zotin. Ai mund t’ju ndihmojë të zgjidhni mënyra të vogla dhe të thjeshta për t’u përmirësuar. A keni nevojë ta përmirësoni të kuptuarit tuaj kur dëgjoni? Kur këshilloheni me Perëndinë në lutje, mund të vendosni që të shpenzoni 10 minuta në ditë për ta ushtruar anglishten me një mik. A e keni të vështirë që të mbani mend fjalë të reja? Kur këshilloheni me Perëndinë, ju mund të vendosni që t’i përsëritni fjalët teksa shkoni diku me autobus. Përpjekja juaj e vazhdueshme do të bëjë të ndodhin “gjëra të mëdha” teksa mësoni anglisht.
Ponder
-
A ka kultura juaj një shprehje të ngjashme me frazën “gjëra të vogla dhe të thjeshta”?
-
Si mund të këshilloheni me Perëndinë rreth përpjekjeve tuaja?
-
Cilat janë gjërat e vogla që mund t’i bëni çdo ditë për të mësuar anglisht?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i zbatoni fjalët në jetën tuaj. Mendoni për kohën dhe vendin ku mund t’i përdorni këto fjalë.
I’m |
unë jam |
he’s |
ai është |
she’s |
ajo është |
they’re |
ata janë |
wearing |
veshur |
looking for |
kërkoj |
this/these |
ky/kjo/këta/këto |
that/those |
ai/ajo/ata/ato |
clothing |
veshja |
color/colors |
ngjyrë/ngjyrat |
Nouns
coat/coats |
pallto/palltot |
dress/dresses |
fustan/fustane |
pants |
pantallona |
shirt/shirts |
bluzë/bluzat këmishë/këmishët |
shoe/shoes |
këpucë/këpucët |
skirt/skirts |
fund/fundet |
sweater/sweaters |
triko/trikot |
Adjectives
orange |
portokalli |
purple |
e purpurt |
yellow |
e verdhë |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What are you wearing?A: I’m wearing a (adjective) (noun).
Examples
Q: What is he wearing?A: He’s wearing a red shirt.
Q: What is she wearing?A: She’s wearing an orange skirt.
Q: What are they looking for?A: They’re looking for black shoes.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim.
Q: Do you like this (adjective) (noun)?A: Yes, I like that (adjective) (noun).
Examples
Q: Do you like this green sweater?A: No, I don’t like that green sweater.
Q: Do you like these red shoes?A: Yes, I like those shoes.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
New Vocabulary
belt/belts |
rrip/rripa |
sock/socks |
çorap/çorape |
suit/suits |
kostum/kostume |
tie/ties |
kravatë/kravatat |
Part 1
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth veshjes suaj. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What are you wearing?
-
B: I’m wearing blue pants, a white shirt, yellow socks, and red shoes.
Part 2
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth veshjes së secilit person. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example: Eliana
-
A: What is Eliana wearing?
-
B: She’s wearing a gray shirt and black pants.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Interpretoni me role. Partneri A punon në një dyqan veshjesh. Partneri B po bën pazar për veshje dhe këpucë. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth artikujve në secilën figurë. Ndërrojini rolet. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What are you looking for?
-
B: I’m looking for shoes.
-
A: Do you like these brown shoes?
-
B: No, I don’t like those brown shoes.