“Mësimi 11: Veprimtaritë e Mia”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 11”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 11
My Activities
Objektivi: Unë do të mësoj të flas për atë që po bën dikush tani dhe rutinat e tij ose të saj.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.
Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
Nefi ishte një profet në Librin e Mormonit. Kur ishte më i ri, Nefi dhe vëllezërit e tij u urdhëruan që të merrnin një libër të shenjtë. Ky libër ishte i rëndësishëm sepse na mësonte rreth planit të Perëndisë dhe rolit të Jezu Krishtit. Librin e kishte në zotërim një burrë i lig i quajtur Laban. Nefi dhe vëllezërit e tij u përpoqën që t’ia kërkonin atë. Labani tha jo. Nefi dhe vëllezërit e tij u përpoqën ta blinin atë. Labani tha jo dhe i vodhi të gjitha paratë e tyre. Pasi dështuan dy herë, vëllezërit e Nefit u zemëruan dhe donin të hiqnin dorë.
Nefi i nxiti vëllezërit e tij duke thënë: “Le të ngjitemi përsëri në Jeruzalem dhe le të jemi besnikë në zbatimin e urdhërimeve të Zotit; sepse, vini re, ai është më i fuqishëm se e gjithë toka” (1 Nefi 4:1).
Mirëbesimi i Nefit te Perëndia e ndihmoi të përpiqej për një herë të tretë. Këtë herë, me ndihmën e Perëndisë, ai ishte i suksesshëm në marrjen e librin të shenjtë. Përvoja e Nefit na mëson se përpjekja dhe nganjëherë dështimi janë pjesë e bërjes së diçkaje të vështirë. Të mësuarit e një gjuhe të re është i vështirë dhe kërkon qindra orë. Ndoshta jeni përpjekur të mësoni anglisht më parë dhe nuk ju shkoi mirë. Ndoshta munguat në mbledhjen tuaj javore ose harruat të studionit. Përpiquni përsëri kur dështoni. Teksa ushtroni besim te Jezu Krishti, Ai mund ta kthejë dështimin në sukses.
Ponder
-
Si mund të jemi ne si Nefi dhe të përpiqemi kur dështojmë?
-
Si mund të na ndihmojë besimi ynë te Jezu Krishti që të mësojmë nga dështimet tona?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i përdorni fjalët e reja në një bashkëbisedim ose në një mesazh të dërguar dikujt që di anglisht.
now |
tani |
Verbs/Verbs + ing
come home/coming home |
vij në shtëpi/duke ardhur në shtëpi |
do homework/doing homework |
bëj detyrat e shtëpisë/duke bërë detyrat e shtëpisë |
eat dinner/eating dinner |
ha darkë/duke ngrënë darkë |
exercise/exercising |
bëj ushtrime fizike/duke bërë ushtrime fizike |
get ready for bed/getting ready for bed |
bëhem gati për të fjetur/duke u bërë gati për të fjetur |
go to bed/going to bed |
shkoj në shtrat/duke shkuar në shtrat |
make lunch/making lunch |
përgatit drekën/duke përgatitur drekën |
pray/praying |
lutem/duke u lutur |
relax/relaxing |
çlodhem/duke u çlodhur |
take a nap/taking a nap |
marr një sy gjumë/duke marrë një sy gjumë |
take a walk/taking a walk |
bëj shëtitje/duke bërë shëtitje |
visit my friends/visiting my friends |
vizitoj miqtë e mi/duke vizituar miqtë e mi |
watch movies/watching movies |
shikoj filma/duke parë filma |
work/working |
punoj/duke punuar |
Time
morning |
mëngjes |
afternoon |
pasdite |
evening |
mbrëmje |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim.
Q: What are you doing now?A: I am (verb + ing).
Examples
Q: What are you doing now?A: I am relaxing.
Q: What are they doing now?A: They are making dinner.
Q: What is he doing now?A: He is visiting his friends.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i bëni veprimtaritë 1 dhe 2 të grupit të bashkëbisedimit përpara se të takoheni me grupin tuaj.
Q: When do you (verb)?A: I (verb) in the (time).
Examples
Q: When do you work?A: I work in the morning.
Q: When do they eat dinner?A: They eat dinner in the evening.
Q: When does she do homework?A: She does homework in the afternoon.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Pattern
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj që po bëjnë njerëzit në secilën figurë pikërisht tani. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example 1: Igor
-
A: What is Igor doing now?
-
B: He is eating lunch.
Example 2: Hua and Bao
-
A: What are Hua and Bao doing now?
-
B: They are cooking dinner.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth kohës kur e bëni veprimtarinë në secilën figurë. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: When do you do homework?
-
B: I do homework in the evening.