“Mësimi 13: Moti”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 13”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 13
Weather
Objektivi: Unë do të mësoj se si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth motit.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another
Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit
I can learn from the Spirit as I love, teach, and learn with others.
Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.
Perëndia ka gjëra të mëdha që Ai dëshiron të na i mësojë. Ai mund ta rritë aftësinë tonë për të mësuar të vërtetën nëpërmjet Shpirtit të Tij. Ne e ftojmë Shpirtin kur e duam dhe e dëgjojmë njëri‑tjetrin. Perëndia na jep mësim se si ndihemi kur po mësojmë me anë të Shpirtit:
“Ai që e pranon fjalën me anë të Shpirtit të së vërtetës, e pranon atë siç predikohet nga Shpirti i së vërtetës[.] Si rrjedhim, ai që predikon dhe ai që pranon, e kuptojnë njëri‑tjetrin dhe që të dy lartësohen e gëzohen së bashku” (Doktrina e Besëlidhje 50:21–22).
Ne mund ta dimë se Perëndia po na mëson kur e ndiejmë Shpirtin dhe ndihemi të lartësuar moralisht. Shpirti sjell ndjenja të dashurisë, gëzimit dhe paqes. Secili prej nesh mund të ndihmojë për të krijuar një mjedis ku Shpirti mund të japë mësim. Teksa përpiqemi të mësojmë me anë të Shpirtit, Perëndia mund të na ndihmojë ta kuptojmë njëri‑tjetrin dhe të ndiejmë gëzim së bashku. Ndërkohë që mësoni me grupin tuaj të programit EnglishConnect, vini re se kur po mësoni me anë të Shpirtit. Përpiquni ta keni Shpirtin më shpesh.
Ponder
-
Kur jeni ndier i/e lartësuar moralisht nga përvojat tuaja në EnglishConnect?
-
Çfarë mund të bëni që të krijoni një mjedis të të mësuarit me anë të Shpirtit?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të përdorni fjalë nga pjesa “Memorize Vocabulary” në ushtrimin tuaj të përditshëm.
Will it … ? |
A do të … ? |
Will it be … ? |
A do të jetë … ? |
in Mexico |
në Meksikë |
Days
today |
sot |
tomorrow |
nesër |
on Monday* |
të hënën* |
Verbs/Verbs + ing
hail/hailing |
bie breshër/duke rënë breshër |
rain/raining |
bie shi/duke rënë shi |
snow/snowing |
bie dëborë/duke rënë dëborë |
Adjectives
nice |
e mirë |
cold |
e ftohtë |
hot |
e nxehtë |
cloudy |
me re |
foggy |
me mjegull |
rainy |
me shi |
snowy |
me dëborë |
stormy |
me stuhi |
sunny |
me diell |
windy |
me erë |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What’s the weather in London?A: It’s (adjective) in London.
Examples
Q: What’s the weather in London?A: It’s rainy in London.
Q: What’s the weather in Toronto?A: It’s snowing in Toronto.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i bëni Veprimtaritë 1 dhe 2 të Grupit të Bashkëbisedimit përpara se të mblidhet grupi juaj.
Q: Will it (verb) (day)?A: No, it won’t (verb) (day).
Examples
Q: Will it snow tomorrow?A: No, it won’t snow tomorrow.
Q: Will it be sunny tomorrow?A: No, it won’t. It will snow tomorrow.
Q: Will it be nice on Friday?A: Yes, it will.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojeni tabelën. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth motit për çdo ditë. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: Will it be sunny on Monday?
-
B: No, it won’t be sunny on Monday.
-
A: What’s the weather on Monday?
-
B: It will be cloudy on Monday.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth motit në vendndodhjen tuaj. Flisni rreth motit për çdo ditë gjatë një jave. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: What’s the weather in Bogotá?
-
B: It’s cloudy in Bogotá.
-
A: Will it be cloudy tomorrow?
-
B: Yes, it will.