Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 13: Moti


“Mësimi 13: Moti”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 13”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

familje duke buzëqeshur në mjedis të hapur

Lesson 13

Weather

Objektivi: Unë do të mësoj se si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth motit.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another

Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit

I can learn from the Spirit as I love, teach, and learn with others.

Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.

Perëndia ka gjëra të mëdha që Ai dëshiron të na i mësojë. Ai mund ta rritë aftësinë tonë për të mësuar të vërtetën nëpërmjet Shpirtit të Tij. Ne e ftojmë Shpirtin kur e duam dhe e dëgjojmë njëri‑tjetrin. Perëndia na jep mësim se si ndihemi kur po mësojmë me anë të Shpirtit:

“Ai që e pranon fjalën me anë të Shpirtit të së vërtetës, e pranon atë siç predikohet nga Shpirti i së vërtetës[.] Si rrjedhim, ai që predikon dhe ai që pranon, e kuptojnë njëri‑tjetrin dhe që të dy lartësohen e gëzohen së bashku” (Doktrina e Besëlidhje 50:21–22).

Ne mund ta dimë se Perëndia po na mëson kur e ndiejmë Shpirtin dhe ndihemi të lartësuar moralisht. Shpirti sjell ndjenja të dashurisë, gëzimit dhe paqes. Secili prej nesh mund të ndihmojë për të krijuar një mjedis ku Shpirti mund të japë mësim. Teksa përpiqemi të mësojmë me anë të Shpirtit, Perëndia mund të na ndihmojë ta kuptojmë njëri‑tjetrin dhe të ndiejmë gëzim së bashku. Ndërkohë që mësoni me grupin tuaj të programit EnglishConnect, vini re se kur po mësoni me anë të Shpirtit. Përpiquni ta keni Shpirtin më shpesh.

grup njerëzish duke buzëqeshur dhe duke shkruar

Ponder

  • Kur jeni ndier i/e lartësuar moralisht nga përvojat tuaja në EnglishConnect?

  • Çfarë mund të bëni që të krijoni një mjedis të të mësuarit me anë të Shpirtit?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të përdorni fjalë nga pjesa “Memorize Vocabulary” në ushtrimin tuaj të përditshëm.

Will it … ?

A do të … ?

Will it be … ?

A do të jetë … ?

in Mexico

Meksikë

Days

today

sot

tomorrow

nesër

on Monday*

të hënën*

*Shihni shtojcën për më shumë days.

Verbs/Verbs + ing

hail/hailing

bie breshër/duke rënë breshër

rain/raining

bie shi/duke rënë shi

snow/snowing

bie dëborë/duke rënë dëborë

Adjectives

nice

e mirë

cold

e ftohtë

hot

e nxehtë

cloudy

me re

foggy

me mjegull

rainy

me shi

snowy

me dëborë

stormy

me stuhi

sunny

me diell

windy

me erë

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: What’s the weather in London?A: It’s (adjective) in London.

Questions

modeli 1 pyetje si është moti në Londër

Answers

modeli 1 përgjigje është (mbiemër) në Londër

Examples

sfond me shi

Q: What’s the weather in London?A: It’s rainy in London.

Q: What’s the weather in Toronto?A: It’s snowing in Toronto.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i bëni Veprimtaritë 1 dhe 2 të Grupit të Bashkëbisedimit përpara se të mblidhet grupi juaj.

Q: Will it (verb) (day)?A: No, it won’t (verb) (day).

Questions

modeli 2 pyetje a do të (folje) (dita)

Answers

modeli 2 përgjigje jo, nuk do të (folje) (dita)

Examples

sfond me dëborë

Q: Will it snow tomorrow?A: No, it won’t snow tomorrow.

Q: Will it be sunny tomorrow?A: No, it won’t. It will snow tomorrow.

Q: Will it be nice on Friday?A: Yes, it will.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Love and Teach One Another

(20–30 minutes)

grup njerëzish duke buzëqeshur dhe duke shkruar

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojeni tabelën. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth motit për çdo ditë. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example

  • A: Will it be sunny on Monday?

  • B: No, it won’t be sunny on Monday.

  • A: What’s the weather on Monday?

  • B: It will be cloudy on Monday.

Monday

55°F/13°C

grafik me re

Tuesday

30°F/-1°C

grafik me dëborë

Wednesday

67°F/19°C

grafik me shi

Thursday

59°F/15°C

grafik me erë

Friday

75°F/24°C

grafik me diell

Saturday

85°F/29°C

grafik me diell dhe tregues temperature të lartë

Sunday

50°F/10°C

grafik me tregues temperature të ulët

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth motit në vendndodhjen tuaj. Flisni rreth motit për çdo ditë gjatë një jave. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

Example

i ri në një qytet me re
  • A: What’s the weather in Bogotá?

  • B: It’s cloudy in Bogotá.

  • A: Will it be cloudy tomorrow?

  • B: Yes, it will.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Describe the weather.

    Të përshkruaj motin.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Make predictions about the weather.

    Të bëj parashikime të motit.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Përvoja ime ka qenë se Shpirti më së shumti komunikon si një ndjenjë. Ju e ndieni atë në fjalë që janë të njohura për ju, që kanë kuptim për ju, që ju nxitin” (Ronald A. Rasband, “Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë”, Liahona, maj 2017, f. 94).