“Mësimi 21: Shtëpia”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 21”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 21
Home
Objektivi: Unë do të mësoj të përshkruaj një banjë dhe një dhomë gjumi.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Counsel with the Lord
Këshillohuni me Zotin
I improve my learning by counseling with God daily about my efforts.
Unë e përmirësoj të mësuarit tim duke u këshilluar çdo ditë me Perëndinë rreth përpjekjeve të mia.
Jezu Krishti po i jepte mësim një grupi njerëzish kur një i ri iu afrua dhe e pyeti se çfarë i nevojitej të bënte për të përparuar. Pyetja që bëri i riu, është një pyetje që secili prej nesh mund ta bëjë kur këshillohemi me Atin Qiellor për t’u përmirësuar:
“Çfarë më mungon tjetër?” (Mateu 19:20.)
Mund ta bëni po të njëjtën pyetje në lutje. Ne i lutemi Perëndisë në emrin e Birit të Tij, Jezu Krishtit. Me ndihmën e Perëndisë, ju mund të përcaktoni boshllëqet në të mësuarit tuaj dhe të përpiqeni t’i mbushi ato. Për shembull, nëse hasni vështirësi me të folurit rrjedhshëm, mund të lini mënjanë 10 minuta për të ushtruar të folurit pa u shqetësuar për gabimet. Ose kur bëni shumë gabime, mund të caktoni 10 minuta për të ushtruar të folurit me ngadalë dhe me kujdes. Këshillimi me Zotin mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë hapash të vegjël ju nevojitet të ndërmerrni për t’i arritur synimet tuaja.
Ponder
-
Teksa këshilloheni me Perëndinë, çfarë boshllëqesh shihni në të mësuarit tuaj?
-
Çfarë synimesh të vogla mund të caktoni për t’i mbushur ato boshllëqe?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’u vini etiketa gjërave në shtëpinë tuaj që t’ju ndihmojnë për t’i mbajtur mend fjalët në anglisht.
There is … |
Ka (ndodhet) … |
There are … |
Ka (ndodhen) … |
Nouns
bathroom/bathrooms |
banjë/banjat |
bathtub/bathtubs |
vaskë/vaskat |
bed/beds |
krevat/krevate |
bedroom/bedrooms |
dhomë gjumi/dhoma gjumi |
blanket/blankets |
batanije/batanijet |
cupboard/cupboards |
dollap/dollapë |
door/doors |
derë/dyer |
floor |
dysheme |
lamp/lamps |
llambë/llambat |
mirror/mirrors |
pasqyrë/pasqyrat |
pillow/pillows |
jastëk/jastëkët |
shower/showers |
dush/dushet |
sink/sinks |
lavaman/lavamanët |
toilet/toilets |
tualet/tualetet |
towel/towels |
peshqir/peshqirët |
window/windows |
dritare/dritaret |
Prepositions
above |
lart/mbi |
in |
në |
next to |
pranë/në krah të |
on |
mbi |
under |
nën |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
A: Tell me about your (noun).B: There is (noun) in the (noun).
Examples
A: Tell me about your bathroom.B: There is a mirror in the bathroom. There are sinks.
A: Tell me about your bedroom.B: There is a window in the bedroom. There are pillows.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i bëni veprimtaritë 1 dhe 2 të grupit të bashkëbisedimit përpara se të mblidhet grupi juaj.
Q: Where is the (noun)?A: The (noun) is above the (noun).
Examples
Q: Where are the towels?A: The towels are under the sink.
Q: Where is the window?A: The window is above the bed.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilës dhomë. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: Tell me about the bedroom.
-
B: There is a bed in the bedroom. There is a mirror next to the bed. There are clothes on the floor.
-
A: Where is the blanket?
-
B: The blanket is on the bed.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Part 1
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth një dhome gjumi. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
New Vocabulary
big |
e madhe |
small |
e vogël |
messy |
rrëmujë |
clean |
e pastër |
Example
-
A: Tell me about your bedroom.
-
B: There is a pillow on the bed. There is a blanket on the bed. There is a lamp next to the bed.
-
A: Is it messy or clean?
-
B: It is clean.
-
A: Where is the window?
-
B: The window is above the bed.
Part 2
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth një banje. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: Tell me about your bathroom.
-
B: There is a sink in the bathroom. There is a mirror above the sink. There is a cupboard under the sink. There is a shower next to the toilet.
-
A: Is it big or small?
-
B: It is small.
-
A: Where is the towel?
-
B: The towel is next to the shower.