“Shtojcë”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2018)
“Shtojcë”
Shtojcë
Burime në Faqen e Internetit për Mbështetjen te Vetja
Shkoni te srs.lds.org për të gjetur më shumë informacion dhe materiale filmike ndihmëse për ndërmjetësimin e një grupi.
Çfarë Bëni Ju përpara një Mbledhjeje Grupi
-
Shkoni te srs.lds.org për të shkarkuar materialet filmike për parimin dhe mësimin Themeli Im.
-
Për mbledhjen tuaj të parë kërkojini specialistit për mbështetjen te vetja që t’ju japë mjaft manuale sa të ketë për secilin që regjistrohet, plus dy kopje shtesë.
-
Rishikoni materialin për t’u përgatitur të ndërmjetësoni, por mos u përgatitni për ta dhënë si mësim.
-
Pas mbledhjes së parë, punoni me specialistët tuaj për ta regjistruar grupin tuaj (shih srs.lds.org/report).
-
Telefonojuni ose dërgojuni mesazhe me celular pjesëtarëve të grupit për t’u kujtuar datën, orën dhe vendin për mbledhjen e grupit.
-
I nxitni partnerët në veprim të vihen në kontakt dhe ta ndihmojnë njëri‑tjetrin gjatë javës.
-
Përgatituni shpirtërisht dhe veproni sipas nxitjeve që merrni.
-
Ejani herët për të vendosur siç duhet karriget, tavolinat dhe materialet filmike. Vendosini tavolinat tuaja si vijon (yjet tregojnë ku qëndron ndërmjetësi).
Çfarë Bëni Ju gjatë një Mbledhjeje Grupi
-
Përshëndetini ngrohtësisht anëtarët e grupit kur arrijnë dhe njihuni me ta.
-
Njihni dhe përgëzoni arritjet dhe përparimin e tyre.
-
Caktoni një mbajtës kohe për të administruar kohët e sugjeruara.
-
Nxitni diskutimin mes pjesëtarëve të grupit.
-
Theksoni të vepruarit sipas zotimeve midis mbledhjeve.
-
Kujtojuni pjesëtarëve të grupit të respektojnë informacionet konfidenciale.
Si Pjesë e Mbledhjes së Fundit të Grupit Tuaj
-
Anëtarët e grupit plotësojnë një vlerësim të vetes.
-
Ju i mblidhni vlerësimet, plotësoni një raport përfundimi të grupit dhe kërkoni certifikata (shih srs.lds.org/report).
-
Festoni së bashku!
Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit
Pas çdo mbledhjeje grupi rishikoni pohimet e mëposhtme. Sa mirë po ia dilni mbanë?
Vlerësimi i Grupit
Mund të jetë me dobi të përdoret ky vetëvlerësim i grupit si pjesë e disa prej mbledhjeve të grupit tuaj të mbështetjes te vetja për të kontrolluar me grupin tuaj dhe për të parë se çfarë përvoje kanë me kursin. Ju mund ta ftoni secilin anëtar të grupit të plotësojë formularin dhe pastaj bisedoni për të si grup. Ju mund ta bëni këtë në fillim të një mbledhjeje grupi ose në fund të pjesës “Mësoni”. Kjo veprimtari zgjat rreth 10 minuta.
Variante të Ndryshme Mbledhjesh për Temën: Gjej një Vend Pune më të Mirë
Nëse ndërmjetësoni grupin Gjej një Vend Pune më të Mirë, ju mund të keni anëtarë grupi që kanë nevojë urgjente për një punë dhe nuk mund të presin 12 javë për të plotësuar të gjitha materialet e kursit. Nëse shihni në faqet e para të manualit, do të gjeni variante shtesë mbledhjesh që mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të këtyre anëtarëve të grupit. Ju mund të flisni edhe me specialistin tuaj për mbështetjen te vetja për të mësuar më shumë.
Anëtarë Grupi të Feve të Ndryshme
Të gjithë individët, pavarësisht nga prejardhja fetare, janë të mirëpritur të marrin pjesë në kurset e mbështetjes te vetja. Sa vijojnë janë disa sugjerime të thjeshta që mund të ndihmojnë për të krijuar një përvojë pozitive dhe mikpritëse për të gjithë anëtarët e grupit.
-
Jini të ndjeshëm dhe të çiltër ndaj pyetjeve.
-
Mund të ndihmojë të shpjegoni shkrime të shenjta apo citime që janë të veçanta për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
-
Mund të jetë e nevojshme t’i përshtatni disa nga zotimet.
-
Specialisti juaj për mbështetjen te vetja mund të ndihmojë lidhur me cilëndo pyetje rreth regjistrimit për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit e grupit të marrin një certifikatë për kursin.
Ndihmë Shtesë
Nëse përjetoni probleme ose shqetësime apo ndryshe ju nevojitet ndihmë të lidhni anëtarë të grupit me njësitë e lagjeve ose degëve të tyre, punoni me specialistin tuaj për udhëzim dhe ndihmë.