Mbështetjate Vetja
Udhëzime


“Udhëzime”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2018)

Udhëzime

Ndërmjetësi

Udhëzime të veçanta për personin që ndërmjetëson këtë trajnim, do të shfaqen gjithmonë në kutitë blu nën termin “Ndërmjetësi”.

Si të Përdoret ky Manual

Ndërmjetësi

Ky manual është hartuar për t’u përdorur si grup për të trajnuar ndërmjetës. Gjersa ndërmjetësimi i grupeve ndryshon nga mësimdhënia, disa e kanë parë me vend lënien e çdo individi të praktikojë ndërmjetësimin e një pjese të materialeve për këtë trajnim. Nëse do të donit ta përdorni këtë metodë, kërkoni udhëzimin më poshtë. Ai do të jetë një kujtues për t’i lejuar dikujt tjetër në grup të ndërmjetësojë pjesën tjetër.

ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Nëse caktoni një mbajtës kohe dhe qëndroni në masat e kohës që janë renditur, ky trajnim ndërmjetësish duhet të zgjatë më pak se dy orë.

Planifikoni të sillni disa nga manualet e kursit të mbështetjes te vetja për t’ju ndihmuar të plotësoni një nga veprimtaritë e grupit më vonë në këtë trajnim.