Botime të Mëparshme
Shtojcë


“Shtojcë”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2016)

“Shtojcë”, Ndërmjetësimi i Grupeve

Shtojcë

Gjej një Vend Pune më të Mirë: Mundësi Mbledhjesh

Ndërsa ky kurs është një zotim 12-javor, mundësitë tuaja për mbledhje janë të ndryshueshme. Shumë grupe zgjedhin të zhvillojnë të 10 kapitujt e materialit Gjej një Punë më të Mirë brenda dy javëve të para që të mund të fillojnë të praktikojnë vënien menjëherë në punë të atyre aftësive në kërkimin e tyre për punë.

Sapo të keni mbaruar të gjithë kapitujt e materialit Gjej një Punë më të Mirë, vijoni të takoheni të paktën çdo javë për 12 javët e mbetura. Këto mbledhje zgjatin rreth një orë dhe ju do të përdorni pjesën “Mprihni Aftësitë Tuaja” për të raportuar mbi zotimet tuaja, për të studiuar pjesën “Themeli Im”, për të ushtruar aftësitë tuaja dhe për të bërë zotime të përjavshme.

Këtu janë disa sugjerime që kanë qenë të efektshme për grupet e tjera. Ju mund t’i përdorini këto sugjerime ose të krijoni variantet tuaja të mbledhjeve. Modele plani pune gjenden në faqen 17.

Mundësia 1:Takohuni për 8‑9 orë në mbledhjen e parë për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë për 11 javët e mbetura.

Mundësia 2:Takohuni dy herë nga 4‑5 orë brenda dy javëve të para për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë për 10 javët e mbetura.

Mundësia 3:Takohuni katër herë nga 2‑3 orë brenda dy javëve të para për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Mandej takohuni çdo javë rreth një orë për 10 javët e mbetura.

Mundësia 4:Takohuni për 2 orë çdo javë, duke bërë një kapitull në javë. Do të duhen 10 javë për t’i plotësuar të gjithë kapitujt. Takohuni çdo javë për rreth një orë për 2 javët e mbetura.

Planet e Punës

Mundësia 1

1 mbledhje (8‑9 orë)

2‑12 mbledhje (1‑1,5 orë)

Themeli Im

Kapitujt 1‑10

Zotohuni

Raportoni

Themeli Im

Mpreh Aftësitë e Mia

Zotohuni

Mundësia 2

Mbledhja 1 (4–5 orë)

Mbledhja 2 (4–5 orë)

Mbledhjet 3–12 (1–1,5 orë)

Themeli Im

Kapitujt 1–5

Zotohuni

Raportoni

Themeli Im

Kapitujt 6–10

Zotohuni

Raportoni

Themeli Im

Mpreh Aftësitë e Mia

Zotohuni

Mundësia 3

Mbledhja 1 (3 orë)

Mbledhja 2 (2 orë)

Mbledhja 3 (3 orë)

Mbledhja 4 (2 orë)

Mbledhjet 5–14 (1–1,5 orë)

Themeli Im

Kapitujt 1–3

Zotohuni

Kapitujt 4–6

Raportoni

Themeli Im

Kapitujt 7–8

Zotohuni

Kapitujt 9–10

Raportoni

Themeli Im

Mpreh Aftësitë e Mia

Zotohuni

Mundësia 4

Mbledhja 1 (2 orë)

Mbledhjet 2–10 ( 2 orë)

Mbledhjet 11–12 (1–1,5 orë)

Themeli Im

Kapitulli 1

Zotohuni

Raportoni

Themeli Im

Kapituj 2–10 (1 çdo javë)

Zotohuni

Raportoni

Themeli Im

Mpreh Aftësitë e Mia

Zotohuni

Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit

Pas mbledhjes së çdo grupi, rishikoni pohimet e mëposhtme. Sa mirë po ia dilni mbanë?

Si po ia dal si ndërmjetës?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

  1. Vihem në kontakt me anëtarë të grupit gjatë javës.

  1. E shpreh ngazëllimin dhe dashurinë time për çdo anëtar të grupit.

  1. Ndihmoj për të siguruar që çdo anëtar/e i/e grupit të raportojë mbi zotimet e veta.

  1. Unë flas më pak se anëtarët e tjerë të grupit. Secili merr pjesë në mënyrë të barabartë.

  1. I lë anëtarët e grupit t’u përgjigjen pyetjeve në vend që t’u përgjigjem vetë.

  1. Qëndroj brenda kohës së rekomanduar për çdo pjesë dhe veprimtari.

  1. Lë kohë për pjesën “Përsiatni” që Fryma e Shenjtë të mund t’i udhërrëfejë pjesëtarët e grupit.

  1. Ndjek fletoren e punës siç është shkruar dhe i përmbush të gjitha pjesët dhe veprimtaritë.

Si po ecën grupi im?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

  1. Pjesëtarët e grupit e duan, e nxitin dhe i shërbejnë njëri-tjetrit.

  1. Pjesëtarët e grupit i mbajnë zotimet e tyre.

  1. Pjesëtarët e grupit po arrijnë rezultate si materiale edhe shpirtërore.

  1. Partnerët në veprime kontaktojnë dhe e nxitin njëri-tjetrin gjatë javës.

Shënime