“Mësoni – Koha Maksimale: 85 Minuta”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2016)
“Mësoni – Koha Maksimale: 85 Minuta”, Ndërmjetësimi i Grupeve
Mësoni – Koha Maksimale: 85 minuta
Çfarë Është një Grup i Mbështetjes te Vetja? (10 minuta)
-
Shihni:“I Will Provide for My Saints” [“Unë do të Siguroj për Shenjtorët e Mi”], në dispozicion te srs.lds.org/videos nën “Video Resource” [“Burim Materialesh Filmike”] te pjesa “Facilitating Groups” [“Ndërmjetësimi i Grupeve”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)
-
Diskutoni:Si do të ndikojë besimi im te Jezu Krishti në mbështetjen time shpirtërore dhe materiale te vetja?
-
Lexoni:Qëllimi i grupeve të mbështetjes te vetja është që t’i ndihmojë njerëzit ta ndryshojnë mënyrën se si jetojnë. Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim: “Unë besoj që këshillat janë mënyra më dobiprurëse për të arritur rezultate të vërteta. Përveç kësaj, unë e di se këshillat janë mënyra e Zotit dhe se Ai i krijoi të gjitha gjërat e gjithësisë nëpërmjet një këshilli qiellor, siç përmendet në shkrimin e shenjtë” (“Këshillat Familjare”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 63).
Duke punuar së bashku në një mjedis këshilli, pjesëtarët e grupit kanë qasje te më shumë talente, frymëzim, përvojë dhe njohuri nga sa kanë të vetëm. Një grup i mbështetjes te vetja:
-
Përbëhet nga 8–12 anëtarë që punojnë për një interes të përbashkët, të tillë si administrimi i financave, gjetja e një pune më të mirë, përmirësimi i arsimimit të tyre apo nisja dhe rritja e një biznesi.
-
Është një mjedis i sigurt ku secili ndihet mirë që të marrë pjesë si i barabartë.
-
Mblidhet çdo javë për 12 javë për të zhvilluar aftësi e shprehi të reja.
-
Përdor modelin e këshillit që pjesëtarët të mund të mësojnë dhe ta nxitin njëri-tjetrin.
-
Zotohet të veprojë çdo javë mbi atë që pjesëtarët e tij po mësojnë.
-
Raporton përparimin që pjesëtarët e tij të mund ta mbajnë përgjegjës njëri-tjetrin për zotimet e tyre.
-
-
Diskutoni:Si ndryshojnë grupet e mbështetjes te vetja nga seminaret praktike apo kurse të tjera ku keni marrë pjesë?
Roli Juaj si Ndërmjetës (15 minuta)
-
Shihni:“How to Facilitate a Group” [“Si ta Ndërmjetësoj një Grup”], në dispozicion te srs.lds.org/videos nën “Video Resource” [“Burim Materialesh Filmike”] te pjesa “Facilitating Groups” [“Ndërmjetësimi i Grupeve”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)
-
Diskutoni:Çfarë iu desh të bënte ndërmjetësit në materialin filmik për të ndryshuar nga të qenit mësues në të qenit ndërmjetës? Si ndikoi kjo te grupi?
-
Lexoni:Zoti tha rreth këshillave dhe grupeve në Kishë: “Caktoni mes jush një mësues dhe mos jini të gjithë zëdhënës në të njëjtën kohë; por njëri duhet të flasë në një kohë dhe të gjithë të dëgjojnë thëniet e tij, që kur të gjithë të kenë folur, të gjithë të jenë lartësuar prej gjithçkaje dhe që cilido të ketë një privilegj të barabartë” (DeB 88:122; kursivet të shtuara).
Në grupet e mbështetjes te vetja, nuk thirret askush që të japë mësim! Si ndërmjetës, puna juaj është të ndihmoni pjesëtarët e grupit që t’i ndjekin materialet, të marrin pjesë dhe ta ftoni Shpirtin në diskutim. Ju nuk u thirrët të jeni personi ekspert për çështjen. Përkundrazi, ju duhet të merrni pjesë si pjesëtar grupi, duke mbajtur zotime dhe duke mësuar së bashku. Ndjekja e parimeve më poshtë (me germa të theksuara) do ta ndihmojë grupin tuaj të ketë përvojë të suksesshme.
Krijoni një mjedis të sigurt. Çdo javë, pjesëmarrësit do t’i raportojnë hapur grupit mbi përparimin e tyre në mbajtjen e zotimeve. Ata do të bëjnë gabime dhe do të përjetojnë dështim ndërsa lëvizin drejt një mbështetjeje më të madhe te vetja. Kjo është normale dhe e shëndetshme. Është vendimtare që pjesëmarrësit ta ndiejnë se janë në mjedis të sigurt për t’u përpjekur, për të dështuar e më në fund për të arritur sukses.
-
Diskutoni:Cilat janë disa mënyra se si mund t’i ndihmoni pjesëmarrësit të ndihen të sigurt, të qetë e të pranuar në grup?
-
Lexoni:Nxitni pjesëmarrjen. Si ndërmjetës, ju nuk duhet të flitni më shumë se cilido tjetër në grup. Ju duhet të përfshiheni në grup e të ndihmoni secilin të ketë një zë.
-
Diskutoni:Si do ta trajtonit dikë që e mbisundon diskutimin apo që nuk merr pjesë?
-
Lexoni:Filloni dhe mbaroni në kohë. Pjesëtarët e grupit duhet të jenë në gjendje të mirëbesojnë se grupi do të fillojë dhe mbarojë në kohë. Çdo pjesë dhe veprimtari ka kufij të sugjeruar kohorë. Çdo javë ju mund të caktoni dikë në grup për të qenë mbajtës kohe.
-
Diskutoni:Çfarë gjëra të tjera mund të bëni për ta ndihmuar grupin të veprojë në kohë?
-
Lexoni:Mbajini komentet domethënëse dhe pozitive. Mos tregoni kurrë histori që janë delikate për të tjerë, edhe nëse ato janë rreth një të panjohuri për anëtarët e grupit.
-
Diskutoni:Si mund të nxitni komente të grupit që të jenë të përqendruara dhe respektuese?
Struktura e një Mbledhjeje Grupi të Mbështetjes te Vetja (40 minuta)
-
Shihni:“‘Go and Do’ Learning” [“Të Mësuarit ‘Shko dhe Bëj’”], në dispozicion te srs.lds.org/videos nën “Video Resource” [“Burim Materialesh Filmike”] te pjesa “Facilitating Groups” [“Ndërmjetësimi i Grupeve”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)
-
Lexoni:Çdo mbledhje grupi ka pesë pjesë. Ju nuk duhet të anashkaloni kurrë një pjesë.
-
Raportoni:Në këtë pjesë, pjesëmarrësit e grupit vlerësojnë përpjekjen e tyre dhe ia raportojnë përparimin e tyre grupit. Ata i tregojnë gjërat që kanë mësuar nga ushtrimi i aftësive dhe shprehive të reja. Vlerësimi i përparimit është vendimtar për të formuar shprehi të reja. (Kërkon 20–30 minuta.)
-
Diskutoni:Si mund të na ndihmojë raportimi hapur i përparimit tonë për grupin?
-
Themeli Im:Në këtë pjesë pjesëtarët mësojnë dhe vënë në praktikë parimet e besimit, arsimimit, punës së palodhur dhe mirëbesimit te Zoti. Çdo javë pjesëmarrësit rishikojnë një parim bazë që do t’i ndihmojë të bëhen më të mbështetur te vetja. (Kërkon 20 minuta.)
-
Diskutoni:Përse studiojmë si doktrinën ashtu edhe aftësitë materiale në grupet tona?
-
Mësoni:Në këtë pjesë, pjesëmarrësit e grupit lexojnë, diskutojnë dhe ushtrojnë ide dhe aftësi të reja që do t’i ndihmojnë të jenë materialisht të mbështetur te vetja. (Kërkon 40–50 minuta.)
-
Përsiatni:Në këtë pjesë, pjesëmarrësit e grupit përsiatin dhe shkruajnë rreth gjërave që kanë mësuar gjatë mbledhjes së grupit. Ata kërkojnë udhëzim nga Zoti dhe përcaktojnë mënyra për t’u përmirësuar. Ju lutemi mos e kapërceni këtë pjesë. (Kërkon 5–10 minuta.)
-
Diskutoni:Si e lejon përsiatja – në qetësi dhe pa diskutim – që Fryma e Shenjtë të na mësojë?
-
Zotohuni:Në këtë pjesë, pjesëmarrësit zotohen të praktikojnë aftësi dhe shprehi të reja që i mësuan dhe i diskutuan në mbledhjen e grupit. Bërja dhe mbajtja e zotimeve është vendimtare për procesin e krijimit të shprehive të reja. Për të ndihmuar, pjesëmarrësit do të përzgjedhin një pjesëtar tjetër të grupit për të vepruar si partner bashkëveprues. Partnerët bashkëveprues e kontrollojnë njëri-tjetrin gjatë javës për të siguruar nxitje dhe përkrahje. Pjesëmarrësit gjithashtu zotohen t’u mësojnë familjeve ose miqve të tyre atë që e mësuan. (Kërkon 5–10 minuta.)
-
Diskutoni:Përse është e rëndësishme të jesh dhe të kesh një partner bashkëveprues?
-
Veproni:Pjesëmarrësit duhet të veprojnë sipas zotimeve të tyre gjatë javës për ta ndryshuar mënyrën si jetojnë! Veprimi në praktikë dhe të mësuarit e të tjerëve për atë që mësuan, ndihmon të zhvillohen aftësi dhe shprehi të mbështetjes te vetja. (Kërkon 3–8 orë në javë.)
-
Diskutoni:Si mund t’i ndihmoj pjesëtarët e grupit të veprojnë gjatë javës për të ndërtuar shprehi të mira?
-
Lexoni:Tani që dini mbi strukturën, le të ushtrojmë së bashku një pjesë të vërtetë të një mbledhjeje.
Si u Bashkohen Njerëzit Grupeve (10 minuta)
-
Shihni:“Choosing a Self-Reliance Group” [“Zgjedhja e një Grupi të Mbështetjes te Vetja]”, në dispozicion te srs.lds.org/videos nën “Video Resource” [“Burim Materialesh Filmike”] te pjesa “Facilitating Groups” [“Ndërmjetësimi i Grupeve”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)
-
Lexoni:Procesi për t’iu bashkuar një grupi përfshin tre hapa.
Së pari, këshillat e lagjeve ftojnë anëtarë të marrin pjesë në një takim shpirtëror të mbështetjes te vetja.
Së dyti, anëtarët që marrin pjesë në takimin shpirtëror, do të:
-
Mësojnë doktrina dhe parime bazë të mbështetjes te vetja.
-
Vlerësojnë nevojat e tyre të tanishme shpirtërore dhe materiale.
-
Zgjedhin një grup që do të përmirësojë aftësitë e tyre.
-
Zgjedhin një ditë, kohë dhe vend për mbledhjet e grupit.
Së treti, anëtarët zakonisht fillojnë të marrin pjesë në grupin që zgjedhin, një javë pas takimit shpirtëror.
-
Përgjegjësitë Administrative të një Ndërmjetësi (10 minuta)
Regjistrimi i Grupit
-
Lexoni:Është e rëndësishme të regjistrohet grupi dhe më vonë të plotësohet një raport në mbarim të grupit. Ky proces do t’ju lejojë të kërkoni certifikata për pjesëtarët e grupit, të merrni materiale shtesë për trajnim dhe ta ndihmoni Kishën të përmirësojë nismën e mbështetjes te vetja. Ju lutemi rishikoni udhëzimet më poshtë:
-
Përpara mbledhjes së parë të grupit, shkarkoni Group Registration Form [Formularin e Regjistrimit të Grupit] te srs.lds.org/report. Plotësojeni formularin gjatë mbledhjes së parë të grupit. Pasi plotësohet formulari, shkoni te srs.lds.org/report për të futur informacionin.
-
Kontaktoni specialistin/en e kunjit për mbështetjen te vetja çdo javë për t’i njoftuar atij ose asaj se kush mori pjesë në mbledhje dhe çfarëdo historie suksesi të pjesëtarëve të grupit.
-
Përpara mbledhjes së fundit të grupit, shkarkoni End of Group Report and Certificate Request Form [Raportin e Mbarimit të Grupit dhe Formularin e Kërkesës për Certifikatë] te srs.lds.org/report. Plotësojeni formularin gjatë mbledhjes së fundit të grupit. Pasi plotësohet formulari, shkoni te srs.lds.org/report për të futur informacionin.
-
Përgatitja e Dhomës dhe Materialeve Filmike Çdo Javë
-
Lexoni:Specialisti i kunjit tuaj për mbështetjen te vetja duhet të rezervojë për ju një dhomë në ndërtesën e Kishës. Çdo javë ju duhet të vini disa minuta më herët për të vendosur tavolinat dhe karriget. Ju duhet gjithashtu të vendosni pajisjen audio-pamore dhe të kontrolloni që figura dhe zëri funksionojnë.
Ndërmjetësimi i Grupeve “Gjej një Vend Pune më të Mirë”
Nëse po ndërmjetësoni një grup Gjej një Vend Pune më të Mirë, ka dy gjëra që nevojitet të dini.
Së pari, kur formoni grupin tuaj te takimi shpirtëror i mbështetjes te vetja, ftoni pjesëtarë të grupit të sjellin në çdo mbledhje grupi kopje të një liste punësh për të cilat janë të interesuar.
Së dyti, variantet e mbledhjes suaj janë të ndryshueshme. Ju lutemi lexoni faqet 16–17 te shtojca. Paraqituni variantet e mbledhjes atyre që zgjedhin grupin tuaj në takimin shpirtëror të mbështetjes te vetja.
Përmbledhje
-
Lexoni:Referojuni shpesh kësaj liste gjatë shërbimit tuaj si ndërmjetës.
Çfarë Bëni Ju përpara Mbledhjes së Grupit
-
Telefonojuni ose dërgojuni mesazhe me celular pjesëtarëve të grupit për t’u kujtuar datën, kohën dhe vendin.
-
Rishikoni materialin për t’u përgatitur të ndërmjetësoni – por mos u përgatitni për ta dhënë atë mësim.
-
Kërkojini specialistit të kunjit për mbështetjen te vetja t’ju japë mjaft fletore pune për këdo që u regjistrua plus dy kopje shtesë.
-
Ejani herët për të vendosur siç duhet karriget, tavolinat e pajisjet për materialet filmike.
-
Kini stilolapsa dhe lapsa për njerëzit që kanë harruar t’i marrin të tyret.
Çfarë Bëni Ju në Mbledhjen e Grupit
-
Përshëndetini ngrohtësisht anëtarët e grupit dhe njihuni me ta.
-
Njihni dhe përgëzoni arritjet dhe përparimin e tyre.
-
Caktoni një mbajtës kohe për të administruar kohët e sugjeruara.
-
Nxitni diskutimin mes pjesëtarëve të grupit.
-
Theksoni të vepruarit sipas zotimeve midis mbledhjeve.
-
Kujtojuni pjesëtarëve të grupit të respektojnë informacionet konfidenciale.
Çfarë Bëni Ju pas Mbledhjes së Grupit
-
Vizitoni srs.lds.org/report pas mbledhjes së parë dhe të fundit të grupit për regjistrim, raportim dhe certifikata.
-
I nxitni partnerët e veprimit të vihen në kontakt dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë javës.
-
Viheni në kontakt çdo javë me specialistin e kunjit për mbështetjen te vetja për t’i njoftuar atij ose asaj pjesëmarrjen tuaj dhe se si shkoi mbledhja.
-
Plot lutje rishikoni materialet për mbledhjen tjetër të grupit.
-
Përgatiteni shpirtërisht dhe veproni sipas nxitjeve që merrni.