Botime të Mëparshme
Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi


“Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2016)

“Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi”, Ndërmjetësimi i Grupeve

ikona Themeli Im
Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi – Koha Maksimale: 25 Minuta

Përsiatni:Gjoni 10:10 (djathtas)

Diskutoni:Çfarë është një jetë me bollëk?

Shihni:“He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 13.)

Më Lustroi Gishtin e Këmbës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexoni këtë tekst.

foto nga Më Lustroi Gishtin e Këmbës

Plaku Enrik R. Falabela: Kur po rritesha, ne nuk ishim të kamur. Më kujtohet një ditë kur iu afrova babait tim dhe i thashë: “Baba, dua të kem një palë këpucë të reja. Këto që kam thuajse janë grisur tashmë.” Ai ndaloi dhe vështroi këpucët e mia dhe pa që vërtet ishin të grisura. Ai tha: “Mendoj se kjo është diçka që mund ta rregullojmë”. Ai mori pak bojë të zezë dhe m’i lustroi këpucët, duke i lënë me shkëlqim dhe bukur. Ai më tha: “Tani i ke në rregull, bir”. U përgjigja: “Jo, ende jo. Ende mund ta shohësh gishtin që më del nga këpuca.” Ai tha: “Epo, mund ta rregullojmë edhe atë!” Ai mori edhe pak bojë dhe lustroi gishtin tim!

Atë ditë mësova se ka zgjidhje për çdo problem. Unë jam bindur se ky parim i mbështetjes te vetja dhe kjo nismë është një mënyrë për ta përshpejtuar punën e Zotit. Ajo është pjesë e punës për shpëtim. Të gjithë ne mund të bëhemi më të mirë nga sa jemi tani. Ju duhet ta largoni apatinë. Shumë herë bëhemi të vetëkënaqur dhe kjo e shkatërron përparimin tonë. Çdo ditë është një ditë që mund të përparoj nëse vendos të bëj diçka ndryshe për ta përmirësuar atë që e kam bërë keq në të kaluarën. Nëse e bëni me besim, duke ushtruar besim e shpresë në Krishtin, që Ai do të jetë atje për t’ju ndihmuar, ju do ta gjeni mënyrën për të përparuar në gjëra materiale dhe shpirtërore. Kjo është sepse Perëndia jeton dhe ju jeni biri apo bija e Tij.

Kthehuni te faqja 12.

Diskutoni:A besoni se ka zgjidhje për problemet tuaja? Si mund të kualifikohemi që fuqia e Zotit të na ndihmojë?

Lexoni:Referencë e Manualit 2 dhe citat nga Plaku Dallin H. Ouks (djathtas). Të jesh i mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo arrijmë çdo gjë që na vjen në mendje. Përkundrazi, është të besuarit se nëpërmjet hirit, apo fuqisë aftësuese, të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje të plotësojmë gjithë nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona. Mbështetja te vetja është provë e besimit tonë te fuqia e Perëndisë për të lëvizur male në jetën tonë dhe për të na dhënë forcë që të triumfojmë mbi sprova dhe vuajtje.

Diskutoni:Si ju ka ndihmuar hiri i Krishtit për t’i plotësuar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës?

Diskutoni:Lexoni citatin nga Presidenti Marion G. Romni (djathtas). Si e dini se po bëheni më i mbështetur te vetja?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur e plotësoni secilin zotim.

  • Tregojini çfarë keni mësuar sot rreth mbështetjes te vetja familjes apo miqve tuaj.

Kthehuni te faqja 8