Rinia
Bëni zgjedhje të frymëzuara


“Bëni zgjedhje të frymëzuara”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)

“Bëni zgjedhje të frymëzuara”, Për Forcën e Rinisë

Një e re duke u lutur në shtratin e saj.

Bëni zgjedhje të frymëzuara

Në broshurën Për Forcën e Rinisë, ju do të gjeni mësimet e Jezu Krishtit dhe profetëve të Tij. Me këto të vërteta si udhëzuesin tuaj, ju mund të bëni zgjedhje të frymëzuara që do t’ju bekojnë tani dhe gjatë gjithë përjetësisë.

Jezu Krishti është rruga drejt gëzimit të përjetshëm. Kur e përdorni lirinë tuaj për të zgjedhur që të ndiqni Jezu Krishtin, ju jeni në shtegun që çon drejt lumturisë së përjetshme. Bëjeni Jezu Krishtin standardin tuaj, themelin tuaj të palëkundshëm. Ndërtojeni jetën tuaj mbi mësimet e Tij dhe matini zgjedhjet tuaja sipas tyre. Besëlidhjet që bëni në pagëzim, gjatë sakramentit dhe në tempull, janë blloqet ndërtuese të themelit tuaj të fortë te Krishti. Ju ende do të përballeni me mundime dhe tundime, por Ati Qiellor dhe Shpëtimtari do t’ju ndihmojnë përmes të gjitha atyre.

Ju jeni një fëmijë i dashur shpirtëror i Perëndisë. Plani i Tij i madh për lumturinë bën të mundur që të rriteni shpirtërisht dhe të zhvilloni potencialin tuaj hyjnor. Kjo është arsyeja pse Ai e dërgoi Jezu Krishtin që të jetë Shpëtimtari juaj.

Ati juaj në Qiell ka mirëbesim te ju. Ai ju ka dhënë bekime të mëdha, përfshirë plotësinë e ungjillit, ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta që ju lidhin me Të dhe që e sjellin fuqinë e Tij në jetën tuaj. Me ato bekime vjen edhe një përgjegjësi e shtuar. Ai e di që ju mund të sillni një ndryshim në botë dhe kjo kërkon, në shumë raste, të jeni ndryshe nga bota. Kërkoni udhërrëfimin e Atit tuaj Qiellor kur bëni zgjedhje. Ai do t’ju bekojë me frymëzim nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Qëllimi i broshurës Për Forcën e Rinisë nuk është që t’ju japë një “po” ose “jo” rreth çdo zgjedhjeje të mundshme me të cilën mund të përballeni. Në vend të kësaj, Zoti po ju fton që të jetoni në një mënyrë më të lartë dhe më të shenjtë – në mënyrën e Tij. Ky udhëzues do t’ju mësojë për mënyrën e Tij. Shpjegon të vërtetat që Ai ka zbuluar. Bëjini këto të vërteta udhëzuesin tuaj për bërjen e zgjedhjeve – zgjedhjeve të mëdha, të tilla si bërja e besëlidhjeve në tempull dhe të shërbyerit në një mision, si dhe zgjedhjet e përditshme, të tilla si mënyra se si t’i trajtoni njerëzit ose si ta kaloni kohën tuaj.

Ndërkohë që të tjerët mund t’ju ndihmojnë, rritja juaj shpirtërore është vetjake. Është midis jush dhe Zotit. Ai e njeh zemrën tuaj dhe vetëm Ai mund të jetë Gjykatësi përfundimtar. Bëni më të mirën për t’u përmirësuar çdo ditë, për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë, për t’i nderuar besëlidhjet tuaja dhe për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë më pranë Shpëtimtarit.

Shihni te Mosia 4:29–30 (mënyrat drejt mëkatit janë të panumërta, prandaj duhet të shikojmë veten tonë); Helamani 5:12 (ndërtojeni themelin tuaj mbi Krishtin); Doktrina e Besëlidhje 45:57 (merreni Shpirtin e Shenjtë si udhëzuesin tuaj); 82:15 (lidhuni me Zotin nëpërmjet besëlidhjeve).

ikonë e njerëzve që po përdorin një hartë

ikonë e busullësMënyra se si është organizuar ky udhëzues

Secila temë ka tri pjesë:

  1. Të vërtetat e përjetshme, ose doktrina e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit

  2. Ftesat për të vepruar sipas atyre të vërtetave

  3. Bekimet e premtuara që Zoti ua ofron atyre që jetojnë sipas mësimeve të Tij