Thirrje të Tjera
Burime Shtesë


duar të mbledhura mbi shkrimet e shenjta

Thirrja Ime si Specialist/e për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara

Burime Shtesë

Përveç materialit Manuali i Përgjithshëm, ju lutemi, merrini parasysh këto burime shtesë për t’ju përkrahur në thirrjen tuaj.

Prindërit dhe Kujdestarët.Këtu mund të gjeni burime për prindërit dhe kujdestarët e tjerë, së bashku me pyetjet që bëhen rëndom, të tilla si “Si mund ta ndihmoj njeriun tim të dashur të përparojë në shtegun e besëlidhjeve?

Udhëheqëset dhe Mësueset/it e Fillores.Këtu mund të gjeni informacione dhe burime për udhëheqësit që po përpiqen të përkrahin anëtarët me aftësi të kufizuara. Mësoni rreth rregulloreve dhe orientimeve të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejt tek anëtarët me aftësi të kufizuara. Disa tema përfshijnë kafshët e shërbimit, alergjitë ushqimore dhe pajisjet ndihmëse të dëgjimit.

Strategjitë për Mësimdhënien.Shikoni 10 materiale të shkurtra filmike që ofrojnë strategji për të ndihmuar mësueset/it e Fillores që të jenë më të efektshme/ëm kur u japin mësim fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Burimet.Gjeni materiale me shkrim dhe filmike që kanë për qëllim të japin informacione të dobishme shtesë rreth aftësive të kufizuara specifike dhe besimit.

Mësimi i Mbrëmjes së Shtëpisë për Aftësitë e Kufizuara.Këtu do të gjeni një përvijim mësimi gati për t’u përdorur në shtëpi që të ndihmojë të forcohet kuptueshmëria juaj për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e aftësive të kufizuara.