Thirrja Ime si Specialist/e për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Anëtarët me Aftësi të Kufizuara
“Anëtarët e Kishës nxiten të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’u dhënë shpresë, kuptueshmëri dhe dashuri atyre që kanë aftësi të kufizuara” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.8.26). Përqendrimi juaj si specialist/e për njerëzit me aftësi të kufizuara është t’i ndihmoni individët të përgatiten për të bërë dhe mbajtur besëlidhje të shenjta.
Specialisti/ja për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara
Specialisti/ja për njerëzit me aftësi të kufizuara u shërben anëtarëve dhe udhëheqësve duke u njohur me individët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre; duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve nga kujdestarët, udhëheqësit dhe të tjerët që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe duke i ndihmuar individët që të kenë qasje te materialet, mbledhjet dhe aktivitetet e Kishës. Specialisti/ja gjithashtu mund të ndihmojë për të përcaktuar mundësi domethënëse shërbimi për anëtarët me aftësi të kufizuara. (Shihni te 38.8.26.9.)
Përgjegjësitë Shtesë
Identifikojini dhe mësoni për anëtarët në lagjen tuaj që kanë aftësi të kufizuara. Kërkoni frymëzim me lutje se si këta anëtarë dhe familjet ose kujdestarët e tyre mund të përfshihen dhe të përkrahen. Ofrohuni të ndiqni mbledhjet e këshillit të lagjes për t’i ndihmuar udhëheqësit të kuptojnë se si mund t’i përkrahin anëtarët me aftësi të kufizuara. Për burime shtesë, shihni disability.ChurchofJesusChrist.org.
Orientimet dhe Rregulloret
Për orientimet mbi përkrahjen e anëtarëve në spitale apo qendra kujdesi, shihni pjesën 38.8.42 te Manuali i Përgjithshëm. Për orientime mbi ordinancat për individët me aftësi të kufizuara intelektuale ose fizike, shihni pjesët 38.2.4 dhe 38.2.5.