Mateu 14:22–33
“Mos Kini Frikë”
Jezu Krishti eci mbi ujë dhe e ftoi Pjetrin të ecte po ashtu. Teksa Pjetri pa stuhinë dhe dallgët, ai nisi të fundosej dhe i thirri Shpëtimtarit për ndihmë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Pjetrit për t’iu drejtuar Shpëtimtarit gjatë situatave të frikshme ose të papërballueshme.
Jezusi mund të na qetësojë gjatë stuhive të jetës
Kjo figurë portretizon një çast të frikshëm në jetën e Apostullit Pjetër. Mateu 14:30 thotë: “[Pjetri] kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ‘O Zot, shpëtomë!’”
-
Cilat situata të kohës së tanishme mund të bëjnë që të rinjtë e sotshëm të ndihen si Pjetri?
-
A ka ndonjë gjë në jetën tënde që po të bën të ndihesh i frikësuar ose të ndihesh sikur po fundosesh?
Përsiat për një çast se ku ose te kush do të drejtoheshe zakonisht për ndihmë dhe paqe kur ndihesh në këtë mënyrë.Pasi ushqeu mrekullisht më shumë se pesë mijë njerëz, Jezu Krishti u kërkoi dishepujve të Tij “të hy[nin] në barkë dhe t’i pri[nin] në bregun tjetër” të Detit të Galilesë ( Mateu 14:22).
Lexo te Mateu 14:23–33 , duke kërkuar të vërteta për Shpëtimtarin që mund të të ndihmojnë të drejtohesh tek Ai kur ndihesh i frikësuar ose ndihesh sikur po fundosesh. Ji i vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat që vijnë nga Fryma e Shenjtë. Ai mund të të ndihmojë të dallosh se si këto të vërteta gjejnë zbatim në atë që po përjeton në jetën tënde. Shkruaji të vërtetat që përcakton në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e shenjta. (Shënim: “Roj[a] e katërt” ishte nga ora 03:00 deri në 06:00 të mëngjesit.)
Answer the following questions in your study journal:
1.
-
Çfarë të vërtetash mësove nga ky rrëfim?
-
Çfarë mësove për Jezu Krishtin që mund të të ndihmojë të drejtohesh tek Ai kur ndihesh i frikësuar ose si i mbytur?
Përqendrohuni te Shpëtimtari
Shembulli i Pjetrit na mëson se ku duhet të përqendrohemi. Kujto atë që i ndodhi Pjetrit kur u përqendrua te Jezu Krishti dhe çfarë ndodhi kur ai e zhvendosi përqendrimin te stuhia rreth tij (shih vargjet 28–31). Shkruaj në një copë letër diçka në jetën tënde ose të ardhmen që mund të të duket e papërballueshme. Vendose këtë letër në anën tënde të majtë. Tani vendos një figurë të Jezu Krishtit ose diçka tjetër që të kujton Atë në anën tënde të djathtë. Shih sa njerën edhe tjetrën duke i përqendruar mendimet dhe sytë në situatën e papërballueshme dhe më pas te figura e Jezu Krishtit.
2.
-
Si mund të të ndihmojë përqendrimi te besimi yt te Jezu Krishti dhe fuqia e dashuria e Tij për ty gjatë situatave të vështira?
-
Cilat janë disa mënyra për t’u përqendruar te Shpëtimtari gjatë sfidave?
Për ta përfunduar këtë mësim, mbaji shënim mbresat që ke marrë. Çfarë mësove për Jezu Krishtin dhe përse duhet të drejtohemi tek Ai kur jemi duke u fundosur? Çfarë planifikon të bësh për t’iu drejtuar Tij?
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Si ndryshon jeta jonë kur përqendrohemi te Jezu Krishti?
Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995), dha mësim:
“Është besimi im i palëkundur që nëse si njerëz individual, si familje, komunitete dhe kombe, ne mund t’i fiksojmë sytë te Jezusi, si Pjetri, ne gjithashtu mund të ecim fitimtarë mbi ‘dallgët gllabëruese të mosbesimit’ dhe të qëndrojmë ‘të patrembur midis erërave në rritje të dyshimit’. Por nëse i largojmë sytë nga Ai tek i cili duhet të besojmë, siç është aq e lehtë të bëhet dhe bota është aq shumë e tunduar ta bëjë, nëse vështrojmë te fuqia dhe furia e atyre faktorëve të tmerrshëm e shkatërrimtarë rreth nesh në vend që të shohim tek Ai që mund të na ndihmojë dhe shpëtojë, atëherë ne do të fundosemi pashmangshmërisht në një det konflikti e dhimbjeje dhe dëshpërimi.”
(Howard W. Hunter, “The Beacon in the Harbor of Peace”, Ensign, nëntor 1992, f. 19; Mësime të Presidentëve të Kishës: Hauard W. Hanter, f. 58.)
Mateu 14:27 . Si mund të “qetësoh[emi]” kur jemi duke përjetuar vështirësi?
Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:
“Ne nuk mund të ‘m[arrim] zemër’ [ Doktrina e Besëlidhje 68:6 ] dhe të zhytemi në frikë. Të dyja – marrja zemër dhe frika – e përjashtojnë njëra‑tjetrën. …
Të marrim zemër do të thotë t’i mirëbesojmë [Jezu Krishtit] kur gjërat nuk shkojnë siç planifikuam. Do të thotë të këmbëngulim kur detyra e kthesa të vështira në jetë na çojnë në drejtime të papritura, kur tragjedia dhe vështirësia i shkatërrojnë ëndrrat tona. Por Zoti na kujton: ‘Në këtë botë gëzimi juaj nuk është i plotë, por në mua gëzimi juaj është i plotë’ [ Doktrina e Besëlidhje 101:36 ].”
(Ronald A. Rasband, “Jezu Krishti Është Përgjigjja”, [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2019], f. 1–2.)
Si mund të bëjë frika që t’i humbasim bekimet që ofron Shpëtimtari?
Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha pohimin në vijim:
“Ky rrëfim nga shkrimi i shenjtë na kujton se në ardhjen te Krishti – ose në ardhjen e Tij tek ne – hapi i parë mund të na mbushë me diçka shumë të ngjashme me tmerrin e plotë. Nuk duhet, por ndodh ndonjëherë. Një nga ironitë e mëdha të ungjillit është se pikërisht burimi i ndihmës dhe i sigurisë që na ofrohet, është gjëja nga e cila ne, sipas dritëshkurtësisë sonë njerëzore, mundet të largohemi. Unë kam parë kërkues të largohen nga pagëzimi për çfarëdolloj arsye, kam parë pleq të largohen nga thirrja e misionit, kam parë të dashur të largohen nga martesa dhe kam parë çifte të reja të largohen nga frika e familjeve dhe së ardhmes. Shumë shpesh, shumë prej nesh largohemi pikërisht nga gjërat që do të na bekojnë dhe do të na shpëtojnë dhe do të na qetësojnë. Shumë shpesh ne i shohim zotimet ndaj ungjillit dhe urdhërimet si diçka për t’u frikësuar dhe pastaj për të hequr dorë.”
(Jeffrey R. Holland, “Come unto Me”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigham Jang”, 2 mars 1997], f. 8, speeches.byu.edu.)