Shkrimet e Shenjta
Ide për Përdorimin e Programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]


“Ide për Përdorimin e Programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]”, Ide për Studimin e Shkrimeve të Shenjta (2021)

“Ide për Përdorimin e Programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]”, Ide për Studimin e Shkrimeve të Shenjta

Pamja
grua dhe fëmijë duke parë në një kompjuter dore

Ide për Përdorimin e Programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Dëgjoni

Një nga mënyrat më të mira për t’i studiuar shkrimet e shenjta është të dëgjoni regjistrimet. Ju mund ta bëni këtë në shtëpinë tuaj ose pothuajse kudo. Ju gjithashtu mund të dëgjoni me shpejtësi të ndryshueshme dhe në gjuhë të ndryshme.

Studioni Sipas Temave

Ju mund të gjeni shkrime të shenjta për një temë të caktuar duke përdorur funksionin e kërkimit dhe më pas duke shqyrtuar rezultatet përkatëse të kërkimit. Ju gjithashtu mund të përdorni botimin Gospel Topics [Tema të Ungjillit] [ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta] që siguron shkrime të shenjta kyç për një temë të caktuar.

Organizojeni sipas Temës

Ju mund ta organizoni përmbajtjen sipas temave duke përdorur “Etiketimet” dhe “Blloqet e Shënimeve”. Këto tema mund të jenë të dobishme kur jeni duke përgatitur një bisedë apo mësim.

Theksoni

Ju mund t’i theksoni ose shenjoni shkrimet tuaja të shenjta duke zgjedhur një fragment dhe më pas duke zgjedhur një stil. Stili mund të jetë një ndërthurje e ngjyrave të ndryshme dhe një nënvizimi apo theksimi.

Krijoni Hallka Lidhëse

Ju mund të krijoni hallka lidhëse ndërmjet shkrimeve të shenjta, mesazheve të konferencës së përgjithshme dhe përmbajtjeve të tjera. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i mbani mend dhe të arrini shpejt te lidhjet që keni krijuar.

Shikoni Përkufizimet

Ju mund ta shikoni lehtë përkufizimin e një fjale te shkrimet e shenjta duke e përzgjedhur atë dhe duke prekur me gisht butonin “Përkufizo”.

Përdorni Hallkat e Parapëlqyera dhe Ekranet

Mund të ktheheni shpejt për të përzgjedhur përmbajtjen duke përdorur hallkat e parapëlqyera që të gjurmoni vende dhe ekrane të caktuara. Përdorimi i hallkave të parapëlqyera mund t’ju lejojë t’i mbani kapituj të ndryshëm dhe përmbajtje të tjera të hapura në të njëjtën kohë.

Vendosni një Program

Ju mund të krijoni një plan studimi që ju ndihmon të gjurmoni përparimin tuaj në studimin e shkrimeve të shenjta. Ju gjithashtu mund të vendosni kujtues që t’ju ndihmojnë t’i arrini synimet tuaja të studimit. Një program mund t’ju ndihmojë ta ndiqni paralelisht programin Eja, Më Ndiq ose ta lexoni personalisht Librin e Mormonit.

Shtyp në Letër