Shkrimet e Shenjta
Pse Duhen Studiuar Shkrimet e Shenjta?


“Pse Duhen Studiuar Shkrimet e Shenjta?” Ide për Studimin e Shkrimeve të Shenjta (2021)

“Pse Duhen Studiuar Shkrimet e Shenjta?” Ide për Studimin e Shkrimeve të Shenjta

Pamja
Christ institutes the sacrament among the Nephites [Krishti fillon sakramentin mes nefitëve], nga Andrew Bosley

Pse Duhen Studiuar Shkrimet e Shenjta?

Kur i studiojmë me zell shkrimet e shenjta, ne afrohemi me Jezu Krishtin dhe arrijmë ta kuptojmë më mirë ungjillin dhe flijimin e Tij shlyes. Profeti Nefi na inkurajoi në këtë mënyrë:

“Kështu që, ju duhet të shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht, duke pasur një ndriçim të përkryer të shpresës dhe një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit. Prandaj, në qoftë se ju do të shkoni përpara, duke u ushqyer me bollëk mbi fjalën e Krishtit dhe të duroni deri në fund, vini re, kështu thotë Ati: Ju do të keni jetën e përjetshme” (2 Nefi 31:20).

Pamja
familje duke lexuar shkrimet e shenjta

Mësimet nga shkrimet e shenjta do të na ndihmojnë të kthehemi tek Ati ynë Qiellor. Profetët tanë të ditëve të mëvonshme na kanë kërkuar t’i studiojmë ato rregullisht si individë dhe, kur është e zbatueshme, si familje. Ata na kanë ftuar të mësojmë nga përvojat e atyre që janë në shkrimet e shenjta dhe t’i zbatojmë rrëfimet dhe mësimet e shkrimeve të shenjta në jetën tonë sot, siç këshillon Nefi te 1 Nefi 19:23. Si profetët e lashtë ashtu edhe ata bashkëkohorë na kanë ftuar t’i studiojmë shkrimet e shenjta dhe të “ushqeh[emi] me bollëk me fjalët e Krishtit” (2 Nefi 32:3).

Pamja
burrë duke lexuar shkrimet e shenjta

Presidenti Rasëll M. Nelson dha gjithashtu mësim këtë të vërtetë të rëndësishme rreth “ushq[imit] me bollëk” me shkrimet e shenja:

“Të ushqehesh me bollëk do të thotë më shumë se të provosh. Të ushqehesh me bollëk do të thotë të shijosh. Ne i shijojmë shkrimet e shenjta duke i studiuar ato me frymën e zbulimit mahnitës dhe të bindjes besnike. Kur ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, ato nguliten ‘mbi rrasa të një zemre mishi’ [2 Korintasve 3:3]. Ato bëhen pjesë e pandashme e karakterit tonë” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 17).

Kur marrim pjesë vazhdimisht në studimin vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta, ne dhe familjet tona mund të udhëhiqemi, të mbrohemi dhe të forcohemi përkundrejt sfidave të shumta të kohës sonë.

Shtyp në Letër