Kapitulli 7
Sheremi mohon Krishtin, kundërshton Jakobin, kërkon një shenjë dhe qëllohet nga Perëndia—Të gjithë profetët kanë folur për Krishtin dhe shlyerjen e tij—Nefitët jetuan ditët e tyre si endacakë, të lindur në mjerim dhe të urryer nga Lamanitët. Rreth 544–421 para K.
1 Dhe tani ndodhi që pasi kishin kaluar disa vjet, erdhi një njeri mes popullit të Nefit, emri i të cilit ishte Sherem.
2 Dhe ndodhi që ai filloi të predikonte mes popullit dhe t’u shpallte atyre se nuk do të kishte Krisht. Dhe ai predikoi shumë gjëra që ishin lajkatuese për popullin; dhe këtë ai e bëri që ai të mund të përmbyste doktrinën e Krishtit.
3 Dhe ai punoi me zell që të mund të bënte për vete zemrat e njerëzve, aq shumë, sa ai bëri për vete shumë zemra; dhe ai, duke ditur se unë, Jakobi, kisha besim në Krishtin i cili do të vinte, kërkoi shumë raste që të mund të vinte tek unë.
4 Dhe ai ishte i mësuar, kështu që kishte njohuri të përkryer të gjuhës së popullit; prandaj ai mundi të përdorte shumë lajka dhe shumë fuqi të fjalës, sipas fuqisë së djallit.
5 Dhe kishte shpresë të më tundte nga besimi, me gjithë zbulesat e shumta dhe gjërat e shumta që unë kisha parë në lidhje me këto gjëra; pasi unë me të vërtetë kisha parë engjëj dhe ata më kishin shërbyer. Dhe gjithashtu unë kisha dëgjuar zërin e Zotit, duke më folur me fjalë, nga koha në kohë; prandaj, unë nuk mund të lëkundesha.
6 Dhe ndodhi që ai erdhi tek unë dhe në këtë mënyrë më foli, duke thënë: Vëlla Jakob, unë kam kërkuar shumë raste që të mund të flas me ty; pasi unë kam dëgjuar dhe gjithashtu e di se ti bën shumë duke shkuar për të predikuar atë që ju e quani ungjill ose doktrina e Krishtit.
7 Dhe ti ke larguar shumë njerëz që ata të shtrembërojnë rrugën e drejtë të Perëndisë dhe nuk zbatojnë ligjin e Moisiut, që është udha e drejtë; dhe e kthejnë ligjin e Moisiut në adhurimin e një qenieje, që ju thoni se do të vijë pas shumë qindra vjetësh. Dhe tani, vër re, unë Sheremi, po të shpall se kjo është blasfemi; pasi asnjë njeri nuk i di këto gjëra; pasi ai nuk mund të tregojë për gjërat që do të vijnë. Dhe, sipas kësaj mënyre, më luftoi Sheremi.
8 Por vini re, Zoti Perëndi derdhi Shpirtin e tij në shpirtin tim, kaq sa unë e hutova atë në të gjitha fjalët e tij.
9 Dhe unë i thashë atij: E mohon ti Krishtin që do të vijë? Dhe ai tha: Po të kishte një Krisht, unë nuk do ta mohoja atë; por unë e di që nuk ka ndonjë Krisht, as nuk ka pasur, as nuk do të ketë ndonjëherë.
10 Dhe unë i thashë atij: I beson ti shkrimet e shenjta? Dhe ai tha: Po.
11 Dhe unë i thashë atij: Atëherë, ti nuk i kupton ato; pasi ato me të vërtetë dëshmojnë për Krishtin. Shiko, unë po të them se asnjë nga profetët nuk ka shkruar, as nuk ka profetizuar, në qoftë se ata nuk kanë folur në lidhje me këtë Krisht.
12 Dhe kjo nuk është e gjitha—më është shfaqur mua, pasi unë kam dëgjuar dhe kam parë; dhe më është shfaqur edhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë; prandaj, unë e di, në qoftë se nuk do të ishte bërë asnjë shlyerje, i gjithë njerëzimi duhet të ishte i humbur.
13 Dhe ndodhi që ai më tha: Më trego një shenjë, nëpërmjet kësaj fuqie të Frymës së Shenjtë, për të cilën ti di kaq shumë.
14 Dhe unë i thashë atij: Çfarë jam unë që duhet të tundoj Perëndinë të të tregojë ty një shenjë, për diçka që ti e di se është e vërtetë? Por, ti do ta mohoje atë, sepse ti je i djallit. Megjithatë, mos u bëftë vullneti im; por, në qoftë se Perëndia do të të qëllojë, qoftë ajo një shenjë për ty që ai ka fuqi, si në qiell ashtu edhe në tokë; dhe gjithashtu se Krishti do të vijë. Dhe vullneti yt u bëftë, O Zot dhe jo i imi.
15 Dhe ndodhi që kur unë, Jakobi, kisha folur këto fjalë, fuqia e Zotit erdhi mbi të, aq shumë sa ai ra në tokë. Dhe ndodhi që ai u ushqye për hapësirën e shumë ditëve.
16 Dhe ndodhi që ai u tha njerëzve: Mblidhuni së bashku nesër, pasi unë do të vdes; prandaj unë dua t’u flas njerëzve para se unë të vdes.
17 Dhe ndodhi që të nesërmen turma u mblodh së bashku; dhe ai u foli qartë atyre dhe mohoi gjërat që u kishte mësuar atyre, dhe pohoi për Krishtin dhe për fuqinë e Frymës së Shenjtë, dhe shërbesën e engjëjve.
18 Dhe ai u foli qartë atyre, se ai kishte qenë mashtruar nga fuqia e djallit. Dhe ai foli për ferrin dhe për përjetësinë dhe për ndëshkimin e përjetshëm.
19 Dhe ai tha: Unë kam frikë se kam bërë mëkatin e pafalshëm, pasi kam gënjyer Perëndinë; pasi kam mohuar Krishtin dhe kam thënë se unë besoja shkrimet e shenjta; dhe ato me të vërtetë dëshmojnë për të. Dhe, sepse kam gënjyer kështu Perëndinë, unë kam shumë frikë se rasti im do të jetë i tmerrshëm; por, unë i rrëfehem Perëndisë.
20 Dhe ndodhi që kur ai kishte thënë këto fjalë, ai nuk mundi të thoshte gjë tjetër dhe dha shpirt.
21 Dhe kur turma kishte dëshmuar se ai i foli këto gjëra ndërsa ishte gati të jepte shpirt, ata u çuditën jashtëzakonisht; aq shumë, sa fuqia e Perëndisë erdhi mbi ta dhe ata u mposhtën; kështu që ata ranë në tokë.
22 Tani, kjo gjë ishte e këndshme për mua, Jakobin, pasi unë ia kisha kërkuar Atit tim që ishte në qiell; pasi ai kishte dëgjuar thirrjen time dhe iu përgjigj lutjes sime.
23 Dhe ndodhi që paqja dhe dashuria e Perëndisë u rivendosën përsëri mes popullit; dhe ata kërkuan në shkrimet e shenjta dhe nuk ua vunë më veshin fjalëve të këtij njeriu të lig.
24 Dhe ndodhi që shumë mjete u përdorën për të rikërkuar dhe rivendosur Lamanitët në njohurinë e së vërtetës; por ajo ishte e gjitha e kotë, pasi ata kënaqeshin në luftëra dhe gjakderdhje dhe kishin një urrejtje të përjetshme kundër nesh, vëllezërve të tyre. Dhe ata kërkonin vazhdimisht me fuqinë e armëve të tyre të na shkatërronin.
25 Kështu që, populli i Nefit u fortifikua kundër tyre me armët e tij dhe me gjithë fuqinë e tij, duke pasur besim në Perëndinë dhe në shkëmbin e shpëtimit të tyre, prandaj, ata vazhduan të jenë fitimtarë ndaj armiqve të tyre.
26 Dhe ndodhi që unë, Jakobi, fillova të plakem; dhe anali i këtij populli po mbahet në fletët e tjera të Nefit, prandaj, unë po i jap fund këtij anali, duke deklaruar që unë kam shkruar sipas njohurisë sime më të mirë, duke thënë se koha kaloi shpejt me ne dhe gjithashtu jetët tona kaluan sikur të ishin një ëndërr, ne duke qenë një popull i vetmuar dhe solemn, endacak, i dëbuar nga Jeruzalemi, i lindur në vuajtje në një vend të shkretë dhe i urryer nga vëllezërit tanë që shkaktuan luftëra dhe grindje; prandaj ditët na kaluan në pikëllim.
27 Dhe unë, Jakobi, pashë se unë shpejt duhet të zbrisja në varrin tim; prandaj, unë i thashë birit tim Enos: Merri këto fletë. Dhe unë i tregova atij gjërat që vëllai im, Nefi, më kishte urdhëruar dhe ai premtoi bindje ndaj urdhërimeve. Dhe unë po i jap fund shkrimit tim mbi këto fletë, shkrim i cili ka qenë i vogël; dhe lexuesit unë i them lamtumirë, duke shpresuar se shumë nga vëllezërit e mi mund t’i lexojnë fjalët e mia. Vëllezër, adieu.