PJS, Eksodi 34:1–2, 14 (krahaso Eksodi 34:1–2, 14; Doktrina e Besëlidhje 84:21–26)
(Kompleti i dytë i pllakave prej guri të dhëna Moisiut përmbante një ligj më të vogël sesa kompleti i parë.)
1 Dhe Zoti i tha Moisiut: Pre dy pllaka të tjera guri, sikurse të parat, dhe unë do të shkruaj mbi to gjithashtu, fjalët e ligjit, siç ishin shkruar në fillim mbi pllakat që ti theve; por nuk do të jetë sipas të parave, sepse unë do ta largoj priftërinë nga mesi i tyre; prandaj urdhëri im i shenjtë dhe ordinancat e tij nuk do të shkojnë para tyre; sepse prania ime nuk do të udhëtojë në mes tyre, që unë mos t’i shkatërroj ata.
2 Por do t’u jap atyre ligjin sikurse në fillim, por do të jetë sipas ligjit të një urdhërimi trupor; sepse jam betuar në zemërimin tim, që ata nuk do të hyjnë në praninë time, në prehjen time, në ditët e shtegëtimit të tyre. Prandaj bëj siç të kam urdhëruar dhe ji gati në mëngjes, dhe ngjitu në mëngjes në malin Sinai, dhe paraqitu atje tek unë, në majë të malit.
(Jehova ishte një emër me anë të të cilit njerëzit e Dhjatës së Vjetër njihnin Zotin Jezu Krisht.)
14 Sepse nuk do të adhurosh perëndi tjetër; sepse Zoti, emri i të cilit është Jehova, është një Perëndi xheloz.