PJS, Galatasve 3:19–20 (krahaso Galatasve 3:19–20)
(Krishti është ndërmjetësi i besëlidhjes së re. Ligji i Moisiut [besëlidhja e vjetër] dhe ungjilli i përjetshëm [besëlidhja e re] krahasohen.)
19 Si rrjedhim atëherë, ligji u shtua për shkak të shkeljeve, derisa të vinte fara të cilëve premtimi iu bë në ligjin e dhënë Moisiut, që u shugurua nga dora e engjëjve për të qenë ndërmjetës i kësaj besëlidhjeje të parë, (ligjit).
20 Tani ky ndërmjetës nuk ishte një ndërmjetës i besëlidhjes së re; por ka një ndërmjetës të besëlidhjes së re, që është Krishti, siç është shkruar në ligjin lidhur me premtimet e bëra Abrahamit dhe farës së tij. Tani Krishti është ndërmjetësi i jetës; pasi ky është premtimi që Perëndia i bëri Abrahamit.