Ndihma për Studimin
PJS, Hebrenjve 7


PJS, Hebrenjve 7:3 (krahaso Hebrenjve 7:3)

(Priftëria e shenjtë sipas urdhërit të Birit të Perëndisë është pa atë ose pa nënë dhe nuk ka as fillim dhe as mbarim të ditëve.)

3 Sepse ky Melkizedek u shugurua prift sipas urdhërit të Birit të Perëndisë, urdhër që ishte pa atë, pa nënë, pa pasardhës, duke mos pasur as fillim ditësh, as mbarim jete. Dhe të gjithë ata që shugurohen në këtë priftëri bëhen të ngjashëm me Birin e Perëndisë, duke mbetur prift vazhdimisht.

PJS, Hebrenjve 7:25–26 (krahaso Hebrenjve 7:26–27)

(Shpjegohet roli i Krishtit si ndërmjetës.)

25 Sepse na duhej një prift i lartë i tillë, që është i shenjtë, i padëmshëm, i papërlyer, i veçuar nga mëkatarët dhe i bërë sundimtar mbi qiejt;

26 Dhe jo si ata priftërinj të lartë që ofrojnë flijime çdo ditë, fillimisht për mëkatet e tyre dhe më pas për mëkatet e njerëzve; sepse ai nuk ka nevojë të ofrojë flijim për mëkatet e veta, pasi ai nuk e njihte mëkatin; por për mëkatet e njerëzve. Dhe këtë e bëri një herë, kur ofroi vetveten.