PJS, Mateu 3:24–26 (krahaso Mateu 2:23)
(Përshkruhen rinia dhe fëmijëria e Jezusit.)
24 Dhe ndodhi që Jezusi u rrit me vëllezërit dhe motrat e tij, dhe u bë i fortë, dhe priti nga Zoti që koha e shërbesës së tij të vinte.
25 Dhe ai shërbeu nën atin e tij dhe nuk fliste si njerëzit e tjerë, as nuk mund të mësohej; pasi s’kishte nevojë që dikush ta mësonte.
26 Dhe pas shumë vitesh, ora e shërbesës së tij u afrua.
PJS, Mateu 3:43–46 (krahaso Mateu 3:15–17)
(Jezusi u pagëzua nga Gjoni me anë të zhytjes.)
43 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha atij: Lejomë të pagëzohem nga ty, sepse është e përshtatshme për ne të përmbushim çdo drejtësi. Atëherë ai e lejoi.
44 Dhe Gjoni zbriti në ujë dhe e pagëzoi atë.
45 Dhe Jezusi kur u pagëzua, doli menjëherë nga uji; dhe Gjoni pa dhe ja, qiejt iu hapën atij dhe ai pa Shpirtin e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb dhe duke qëndruar mbi Jezusin.
46 Dhe ja, ai dëgjoi një zë nga qielli, duke thënë: Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur. Dëgjojeni atë.