PJS, Mateu 4:1, 5–6, 8–9 (krahaso Mateu 4:1, 5–6, 8–9; ndryshime të ngjashme u bënë në Lluka 4:2, 5–11)
(Jezusi u drejtua nga Shpirti, jo nga Satani.)
1 Atëherë Jezusi u drejtua nga Shpirti për në shkretëtirë, për të qenë me Perëndinë.
5 Atëherë Jezusi u çua në qytetin e shenjtë dhe Shpirti e vendosi në majë të tempullit.
6 Atëherë djalli erdhi tek ai dhe tha: Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruar: Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty; dhe në duart e tyre ata do të të mbajnë, që asnjëherë të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.
8 Dhe përsëri, Jezusi ishte në Shpirt dhe ai e çoi në një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre.
9 Dhe djalli erdhi tek ai sërish dhe tha: Të gjitha këto gjëra do të t’i jap, nëse bie përmbys dhe më adhuron.
PJS, Mateu 4:11 (krahaso Mateu 4:11)
(Jezusi dërgoi engjëj për t’i shërbyer Gjon Pagëzorit.)
11 Dhe tani Jezusi e dinte se Gjoni ishte futur në burg dhe dërgoi engjëj, dhe ja, ata erdhën dhe i shërbyen atij.
PJS, Mateu 4:18 (krahaso Mateu 4:19)
(Profetët e Dhjatës së Vjetër folën për Jezusin.)
18 Dhe ai u tha atyre: Unë jam ai për të cilin është shkruar nga profetët; më ndiqni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.
PJS, Mateu 4:22 (krahaso Mateu 4:23)
(Jezusi shëroi njerëz mes atyre që besonin në emrin e tij.)
22 Dhe Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke dhënë mësim në sinagogat e tyre dhe duke predikuar ungjillin e mbretërisë; dhe duke shëruar çdo lloj sëmundjeje dhe çdo lloj lëngate mes njerëzve që besonin në emrin e tij.