Ndihma për Studimin
PJS, Mateu 7


PJS, Mateu 7:1–2 (krahaso Mateu 7:1–2)

(Mos gjykoni padrejtësisht.)

1 Tani këto janë fjalët që Jezusi u mësoi dishepujve të tij, që ata duhej t’ua thonin njerëzve.

2 Mos gjykoni padrejtësisht, që ju të mos gjykoheni; por gjykoni me gjykim të drejtë.

PJS, Mateu 7:9–11 (krahaso Mateu 7:6)

(Mos i ndani misteret e mbretërisë me botën.)

9 Shkoni në botë, duke u thënë të gjithëve: Pendohuni, sepse mbretëria e qiellit ka ardhur pranë jush.

10 Dhe misteret e mbretërisë duhet t’i mbani brenda vetes; sepse nuk është e përshtatshme t’u jepni qenve ç’është e shenjtë, as mos ua hidhni perlat tuaja derrave, që të mos i shkelin me këmbë.

11 Sepse bota nuk mund të marrë atë që ju, vetë, nuk jeni në gjendje ta mbani; prandaj ju nuk do t’ua jepni atyre perlat tuaja, që të mos kthehen dhe t’ju shqyejnë.