Ndihma për Studimin
PJS, Psalmet 14


PJS, Psalmi 14:1–7 (krahaso Psalmi 14:1–7)

(Shkruesi i psalmit gëzohet në ditën e rivendosjes.)

1 I pamendi ka thënë në zemrën e tij: Nuk ka njeri që ka parë Perëndinë. Sepse ai nuk na shfaqet, prandaj nuk ka Perëndi. Vini re, ata janë të korruptuar; ata kanë bërë punë të neveritshme dhe askush prej tyre s’bën mirë.

2 Sepse Zoti hodhi vështrimin nga qielli mbi fëmijët e njerëzve dhe me anë të zërit të tij i tha shërbëtorit të tij: Kërko mes fëmijëve të njerëzve për të parë nëse ka ndonjë që vërtet e kupton Perëndinë. Dhe ai e zgjidhi gojën para Zotit dhe tha: Vëri re të gjithë këta që thonë se janë të tutë.

3 Zoti u përgjigj dhe tha: Ata të gjithë kanë devijuar, ata së bashku janë bërë të fëlliqur, ti s’mund të shohësh asnjë prej tyre që të bëjë mirë, jo, as edhe një.

4 Të gjithë ata që kanë për mësues janë punëtorë të paudhësisë dhe nuk ka dituri në ta. Ata janë ata që e hanë popullin tim. Ata hanë bukë dhe nuk i bëjnë thirrje Zotit.

5 Ata kanë frikë të madhe, sepse Perëndia banon në brezin e të drejtëve. Ai është këshilluesi i të varfërve, sepse ata kanë turp nga të ligjtë dhe ikin te Zoti për strehën e tyre.

6 Ata kanë turp nga këshilluesi i të varfërit, sepse Zoti është streha e tij.

7 Oh, që Sioni të ngrihej nga qielli, shpëtimi i Izraelit. O Zot, kur do ta ngresh Sionin? Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllejë, Izraeli do të gëzohet.