PJS, Zbulesa 19:15, 21 (krahaso Zbulesa 19:15, 21)
(Perëndia e përdor fjalën e Krishtit për të goditur kombet.)
15 Dhe nga goja e tij del fjala e Perëndisë dhe me të ai do të godasë kombet; dhe ai do t’i sundojë ata me fjalën e gojës së tij; dhe ai e shtyp vozën e verës në egërsinë dhe zemërimin e Perëndisë së Plotfuqishëm.
21 Dhe pjesa e mbetur u vra me fjalën e atij që u ul mbi kalë, fjalë e cila doli nga goja e tij; dhe të gjithë shpendët u ngopën me mishin e tyre.