Përgjigje për Pyetje të Zakonshme
Anëtarët e Grupit
“Mbështetja tek vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen. Kur anëtarët bëhen të mbështetur tek vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që të shërbejnë e të kujdesen për të tjerët” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1).
Nisma për mbështetjen te vetja është një nismë e Presidencës së Parë. Nisma është vënë në zbatim që në vitin 2014. Ajo filloi jashtë Amerikës së Veriut dhe tani është në dispozicion në mbarë botën. Qindra mijëra njerëz e kanë përmirësuar mbështetjen e tyre te vetja duke marrë pjesë në të.
Grupet e mbështetjes te vetja i ndërthurin zotësitë praktike me parimet shpirtërore për t’i ndihmuar njerëzit të ndihmojnë veten. Grupet e mbështetjes te vetja janë zakonisht të vogla, me më pak se 12 njerëz, dhe udhëhiqen nga një ndërmjetës, jo nga një ekspert ose mësues. Çdo grup i mbështetjes te vetja përqendrohet te njëra prej katër temave: punësimi, arsimimi, biznesi i vogël ose financat vetjake (hidhuni një sy materialeve).
Anëtarët e grupit mund të ftohen të marrin pjesë ose mund t’i bashkohen një grupi vetë. Grupet shpesh formohen nëpërmjet një takimi shpirtëror, por mund të formohen edhe pa një takim shpirtëror. Grupet duhet të formohen gjithnjë nën drejtimin e udhëheqësve vendorë. Anëtarët e grupit takohen bashkë për të vendosur kohën dhe vendin ku do të mblidhen. Secilit grup i caktohet së paku një ndërmjetës. Konsultohuni me udhëheqësit tuaj vendorë për të parë se kur do të formohen grupet e radhës.
Grupet zakonisht mblidhen një herë në javë për 12 javë gjithsej. Mbledhjet e grupeve zgjatin nga 90 minuta deri në 2 orë. Ka variante të përshpejtuara në dispozicion për grupin Gjej një Vend Pune më të Mirë.
Duhet kohë dhe praktikë për të bërë ndryshimet dhe për të zhvilluar zakonet që i shoqërojnë këto kurse. Anëtarët e grupit gjithashtu e përkrahin njëri‑tjetrin dhe ata shpesh zhvillojnë marrëdhënie të ngushta gjatë kohëzgjatjes së kursit.
Manuali për kursin tuaj do t’ju jepet në mbledhjen e parë. Mund t’i gjeni edhe variantet elektronike këtu, ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Po. Anëtarët e grupit bëjnë zotime në çdo mbledhje dhe punojnë për këto zotime gjatë kohës nga mbledhja në mbledhje. Anëtarët e grupit duhet të planifikojnë së paku disa orë pune çdo javë për t’i përmbushur zotimet e tyre. Çdo javë, anëtarët e grupit kanë mundësinë të raportojnë mbi përparimin e tyre dhe ta përkrahin njëri‑tjetrin.
Çdo javë, anëtarët e grupit vihen në dyshe dhe zotohen që ta përkrahin njëri‑tjetrin dhe ta ndjekin ecurinë e tjetrit/ës. Personi me të cilin formoni dyshen është partneri juaj në veprim. Partnerët në veprim mund t’i telefonojnë ose dërgojnë mesazhe njëri‑tjetrit gjatë kohës nga një mbledhje grupi në tjetrën. Partnerët në veprim zakonisht janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të një familjeje. Partnerët në veprim mund të ndërrohen çdo javë, por nuk është e detyrueshme.
Së pari, vëreni ndërmjetësin tuaj në dijeni që keni në plan të mos shkoni në një mbledhje. Më pas, shqyrtojeni materialin për atë javë dhe përpiquni të bëni detyrat e shtëpisë. Konsultohuni me një partner në veprim ose një ndërmjetës, madje edhe nëse nuk shkoni në mbledhje.
Po. Ne ju rekomandojmë që ta përfundoni njërin grup të mbështetjes te vetja përpara se të filloni një tjetër.
Vihuni në kontakt me specialisti tuaj të kunjit për mbështetjen te vetja.