Përgjigje për Pyetje të Zakonshme
Udhëheqësit dhe Specialistët
“Mbështetja tek vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen. Kur anëtarët bëhen të mbështetur tek vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që të shërbejnë e të kujdesen për të tjerët” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1).
Nisma për mbështetjen te vetja është një nismë e Presidencës së Parë. Nisma është vënë në zbatim që në vitin 2014. Ajo filloi jashtë Amerikës së Veriut dhe tani është në dispozicion në mbarë botën. Qindra mijëra njerëz e kanë përmirësuar mbështetjen e tyre te vetja duke marrë pjesë në të.
Grupet e mbështetjes te vetja i ndërthurin zotësitë praktike me parimet shpirtërore për t’i ndihmuar njerëzit të ndihmojnë veten. Grupet e mbështetjes te vetja janë zakonisht të vogla, me më pak se 12 njerëz, dhe udhëhiqen nga një ndërmjetës, jo nga një ekspert ose mësues. Çdo grup i mbështetjes te vetja përqendrohet te njëra prej katër temave: punësimi, arsimimi, biznesi i vogël ose financat vetjake (hidhuni një sy materialeve).
Grupet e mbështetjes te vetja kanë ndikime pozitive të menjëhershme dhe afatgjata, edhe nga ana materiale, edhe nga ajo shpirtërore. Gjashtë muaj pas përfundimit të një grupi të mbështetjes te vetja, anëtarët e grupit raportojnë sa vijon:
- 32% e anëtarëve të grupit e përmirësuan aftësinë e tyre për të siguruar nevojat e jetës për vete dhe familjen.
- 56% e tyre e përmirësuan aftësinë e vet për të punuar drejtpërdrejt me Zotin për t’i zgjidhur problemet e tyre vetjake.
- 44% e tyre iu përmbajtën një buxheti pas mbarimit të kursit.
- 37% e tyre i shtuan kursimet e tyre.
- 53% e ulën borxhin e tyre të papaguar të konsumit.
Anëtarët e grupit mund të ftohen të marrin pjesë ose mund t’i bashkohen një grupi vetë. Grupet shpesh formohen nëpërmjet një takimi shpirtëror, por mund të formohen edhe pa një takim shpirtëror. Grupet duhet të formohen gjithnjë nën drejtimin e udhëheqësve vendorë. Anëtarët e grupit takohen bashkë për të vendosur kohën dhe vendin ku do të mblidhen. Secilit grup i caktohet së paku një ndërmjetës.
Grupet zakonisht mblidhen një herë në javë për 12 javë gjithsej. Mbledhjet e grupeve zakonisht zgjatin nga 90 minuta deri në 2 orë. Ka variante të përshpejtuara në dispozicion për grupin Gjej një Vend Pune më të Mirë.
Shumë njerëz mund ta përmirësojnë mbështetjen e tyre te vetja. Peshkopatat dhe këshillat e lagjeve e marrin parasysh me lutje se kë duhet të ftojnë. Idealja do të ishte që njerëzit të ftohen personalisht që të jenë të pranishëm në një takim shpirtëror për mbështetjen te vetja (nëse është mundësia) ose t’i bashkohen drejtpërsëdrejti një grupi të mbështetjes te vetja. Përveç kësaj, udhëheqësit duhet ta marrin parasysh t’i ftojnë ata të cilët mund t’i forcojnë të tjerët me kohën dhe talentet e tyre (shih Doktrina e Besëlidhje 82:18–19).
Patjetër që po. Jini të ndjeshëm ndaj këndvështrimeve dhe kuptueshmërisë së njerëzve të besimeve të ndryshme. Mund të ndihmojë po t’i shpjegoni disa shkrime të shenjta dhe citime që janë të posaçme për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Mund të jetë e nevojshme edhe që t’i përshtatni disa nga zotimet e bazuara te besimi.
Grupet funksionojnë më mirë kur kanë nga 5 deri në 12 anëtarë. Nëse ka më shumë se 12 njerëz, merreni parasysh ta ndani grupin. Funksionojnë edhe grupet me më pak se 5 veta por mund t’iu nevojitet pak përshtatje ose përkrahje.
Zbuloni a mund të përcaktojnë lagjet në kunj njerëz të tjerë që do të kishin dobi nga kursi ose që janë të gatshëm ta frekuentojnë atë. Nëse ju rastis që të jetoni pranë një kunji tjetër, mund të shihni a është e mundur t’i ndërthurni grupet e dy kunjeve. Një mundësi tjetër është që t’i ftoni njerëzit t’i bashkohen një grupi tjetër. Mund edhe t’i rregulloni burimet tuaja që t’i shkojnë për shtat një grupi shumë të vogël.
Jo. Grupet e mbështetjes te vetja janë hartuar për t’u ndërmjetësuar, jo për t’u dhënë mësim nga një ekspert. Materialet sigurojnë ekspertizën dhe Shpirti e fuqia e grupit plotësojnë pjesën që mbetet. Thjesht ndiqini materialet dhe kërkojeni Shpirtin. Ndërmjetësit do të trajnohen.
Ndërmjetësit mund të thirren ose caktohen. Kjo duhet të vendoset nga udhëheqja vendore.
Ndërmjetësit zakonisht thirren ose caktohen nga udhëheqja vendore. Kur i propozojnë thirrjen ose kur e caktojnë dikë, do të ishte e dobishme që udhëheqësit të mund t’i japin informacion rreth thirrjes. Kjo faqe interneti përmban informacion të dobishëm rreth të qenit ndërmjetës.
Po.
Kjo nuk rekomandohet. Kohëzgjatja dhe përmbajtja e kursit të çdo grupi u hartua për rezultate specifike dhe grupet nxiten që ta ndjekin materialin sikurse është shkruar. Megjithatë, një pjesë e lidhjes që ka përmbajtja me grupin mund të ndryshojë ose mund të kenë nevoja të tjera shtrënguese vendore. Konsultohuni me specialistin e kunjit përpara se të bëni ndryshime.
Jo. Udhëheqësit vendorë duhet t’i kuptojnë nevojat e anëtarëve të tyre dhe të sigurojnë numrin dhe llojet e kurseve që ndiejnë se u nevojiten anëtarëve dhe të cilat mund t’i përkrahin siç duhet.
Manualet dhe materialet filmike për kurset e mbështetjes te vetja, takimet shpirtërore dhe trajnimet mund të gjenden në këtë faqe. Këto materiale janë në dispozicion edhe në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Materialet mund të porositen nga store.lds.org ose të blihen te një qendër vendore për shpërndarjen nëse është në dispozicion.
Në fillim të një grupi, ndërmjetësi plotëson Raportin e Regjistrimit të Grupit në srs.lds.org/report.
Në mbledhjen e fundit të grupit, anëtarët e grupit plotësojnë vlerësimin e tyre vetjak. Ndërmjetësi e mbledh këtë informacion dhe, pas mbledhjes së grupit, ai ose ajo plotëson raportin Mbarimi i Grupit në srs.lds.org/report. Plotësimi i raportit e përmban edhe kërkesën për certifikata. Një përgjegjës i mbështetjes te vetja do t’i dërgojë kopje elektronike të certifikatave specialistit të kunjit për mbështetjen te vetja, i cili do t’i shtypë ato në letër, do të kujdeset që të nënshkruhen dhe do të sigurohet që anëtarët e grupit t’i marrin certifikatat e tyre.
Po. Hapi i parë është që ta lexoni dhe të familjarizoheni me manualin Udhëzuesi i Udhëheqësit. Mund të shkoni te kjo faqe për disa trajnime e materiale filmike të dobishme. Përveç tyre, ka punonjës dhe vullnetarë të Kishës të cilët mund t’ju ndihmojnë (shih faqen 8 te materiali Udhëzuesi i Udhëheqësit në).
Shih faqet 4 dhe 9 të materialit Udhëzuesi i Udhëheqësit në.
Shih faqen 5 të materialit Udhëzuesi i Udhëheqësit në.
Një vend fizik ose virtual ku burimet e mbështetjes te vetja vihen në dispozicion të anëtarëve të kunjit. Shih faqen 9 të materialit Udhëzuesi i Udhëheqësit në.
Ato që vendos Komiteti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja se mund t’i plotësojnë më së mirë nevojat e kunjit.