Mesazhi i Mësimit të Vizitave, Mars 2010
Forcimi i Besimit tek Perëndia Atë dhe Jezu Krishti përmes Studimit Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
Jepni mësim këto shkrime të shenjta dhe citate ose, nëse është e nevojshme, një parim tjetër që do të bekojë motrat që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. Ftoni ato që vizitoni të tregojnë për atë që kanë ndier dhe mësuar.
“Kur isha nuse e re, … më ftuan në një drekë për të gjitha motrat e Shoqatës së Ndihmës në lagjen time që kishin lexuar ose Librin e Mormonit, ose një libër të shkurtër të historisë së Kishës. Pata filluar të isha e shkujdesur në leximin e shkrimeve të shenjta, prandaj, unë u pranova për të marrë pjesë në drekë nëpërmjet leximit të librit të shkurtër, sepse ishte më i lehtë dhe kërkonte më pak kohë. Ndërsa po haja drekën, pata një ndjenjë të fuqishme se, megjithëse libri historik ishte i mirë, duhet të kisha lexuar Librin e Mormonit. Fryma e Shenjtë po më nxiste të ndryshoja zakonet e mia të leximit të shkrimeve të shenjta. Pikërisht atë ditë fillova të lexoja Librin e Mormonit dhe nuk kam reshtur më kurrë së lexuari atë. … Për shkak se fillova të lexoja përditë shkrimet e shenjta, kam mësuar rreth Atit tim Qiellor, Birit të Tij, Jezu Krishtit, dhe atë që duhet të bej për të qenë si Ata. …
“… Çdo grua mund të jetë një mësuese e doktrinës së ungjillit në shtëpinë e saj dhe çdo motër në Kishë ka nevojë për njohurinë e ungjillit si udhëheqëse dhe mësuese. Nëse nuk e keni zhvilluar tashmë zakonin e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta, filloni tani dhe vazhdoni që të studioni, në mënyrë që të jeni të përgatitura për përgjegjësitë tuaja në këtë jetë dhe në përjetësitë.”1
Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.
“Studimi i shkrimeve të shenjta do të ndihmojë dëshmitë tona dhe dëshmitë e pjesëtarëve të familjeve tona. Sot fëmijët tanë po rriten të rrethuar nga zëra që i shtyjnë ata të braktisin atë që është e drejtë dhe të ndjekin, në vend të kësaj, kënaqësitë e botës. Nëse nuk kanë një themel të fortë në ungjillin e Jezu Krishtit, një dëshmi të së vërtetës dhe një vendosmëri për të jetuar në drejtësi, ata janë të prekshëm ndaj këtyre ndikimeve. Është përgjegjësia jonë t’i përforcojmë dhe t’i mbrojmë ata.”2
Presidenti Tomas S. Monson.
“Ne duam që motrat tona të jenë studiuese të shkrimeve të shenjta. … Ju duhet të jeni të familjarizuara me të vërtetat e tij të përjetshme për vetë mirëqenien tuaj dhe me qëllim mësimin e vetë fëmijëve tuaj dhe të gjithë të tjerëve që janë nën ndikimin tuaj.”3
“Ne duam që shtëpitë tona të jenë të bekuara me motra lektore – pavarësisht nëse jeni beqare apo e martuar, e re apo e vjetër, e ve apo që jetoni në një familje. … Bëhuni studiuese të shkrimeve të shenjta – jo për t’i ulur të tjerët, por për t’i ngritur ata!”4
Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985).
© 2009 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/09. Miratuar për përkthim: 6/09. Përkthim i Visiting Teaching Message, March 2010. Albanian. 09363 101