2010
Person i Ri
korrik 2010


Rini

Person i Ri

Unë pata një kohë të vështirë për t’u ndier si i pranuar. Kohët e fundit, familja ime ishte transferuar e gjitha nga ana tjetër e vendit. Lagjja ku erdhëm kishte një grup të madh të rinjsh, por kjo ishte hera e parë që unë do të isha “personi i ri”. Më e keqja ishte se duhej të shkoja në një shkollë të re dhe menjëherë më erdhi mendimi: “Me kë do të ulem për drekë?” Ndoshta do të shoh ndonjë nga kisha, por nuk doja ta detyroja veten t’i hyj dikujt tjetër në tavolinën e drekës, sidomos gjersa as nuk dija madje nëse do të donin të isha atje!

Dita e parë në shkollë dukej se po zgjaste pambarim. Më në fund zilja e drekës ra. Ndërsa u futa ngadalë në dhomën e ngrënies, iu luta Atit Qiellor që të më ndihmonte të gjeja dikë që njihja. Hodha vështrimin përreth për të parë nëse mund të njihja ndonjë. Asnjë. Kështu, shkova tek një tavolinë në anën e largët të dhomës së ngrënies dhe hëngra drekë.

Më vonë atë ditë gjatë mësimit të matematikës, dallova një fytyrë të njohur. E kisha parë Dejvidin në seminar atë mëngjes. Ai kërkoi të shihte orarin tim dhe zbuloi se ne të dy kishim të njëjtin orar dreke. “Hej, ku ishe sot gjatë drekës?” tha ai.

“Unë hëngra në anën e largme të dhomës”, u përgjigja.

“Mirë, nesër hajde dhe ulu me mua në drekë,” tha ai.

Unë jam mirënjohës për Atin e dashur Qiellor, që di çdo nevojë tonën dhe që i përgjigjet secilës prej lutjeve tona. Gjithashtu, unë jam mirënjohës për dikë që qe i gatshëm të më jepte një dorë miqësie. Diçka aq e thjeshtë sa një ftesë mund të sjellë gjithë ndryshimin.